Rigoni shëron simptomat e gripit

Çaji i rigonit rregullon probleme të shumta shëndetësore të shkaktuara nga rënia e imunitetit dhe flora e dëmtuar e zorrëve, ndërsa rekomandohet sidomos në rast të bronkitit, ftohjes, dhimbjeve të fytit.

Për të gjithë është e njohur aroma e pashmangshme e picave dhe pastave, rigoni është barishte jashtëzakonisht efektive që përmban përbërës të shumtë shërues dhe vajra esenciale.

Studimet kanë treguar se ka dy deri në tre herë efekt më të madh antioksidues se artikujt tjerë ushqimor. Për dallim nga mollat deri në 42 herë më shumë, patatet 30 herë më shumë, portokall 12, nga frutat e pyllit deri 4 herë më shumë…

Çaji i rigonit rregullon probleme të shumta shëndetësore të shkaktuara nga rënia e imunitetit dhe flora e dëmtuar e zorrëve, ndërsa rekomandohet sidomos në rast të bronkitit, ftohjes, dhimbjeve të fytit.

Ka një shije të pazakontë, ndërsa shija e hidhur ngelet për një kohë të gjatë pasi ta keni pirë. Për të mos bërë gabim me dozën, më së miri është që të përdorni çajin me qese.

Mirëpo, nëse doni që ta bëni vetë atë, atëherë në 200 ml ujë të nxehtë shtoni një deri në dy lugë çaji gjethe rigoni të grira, dhe lëreni të qëndrojë për rreth pesë minuta. Më pas kullojeni atë.

Çajin e gatshëm mund të ruani për një kohë më të gjatë në një enë të mbuluar me kapak, sepse sa më gjatë që qëndron, aq më i shijshëm bëhet, por vetëm kur është i nxehtë.