Rritja e lehtë e tensionit të gjakut mund të çojë në uljen e vëllimit të trurit tek individët e rinj

Ky studim ka treguar se në masën gri të trurit të të rinjve, të cilët asnjëherë nuk janë diagnostikuar me tension të lartë, mund të shihen ndryshime delikate.

Të rinjtë me tension më të lartë se normalja, por jo akoma me tension të ulët të gjakut kanë më shumë gjasa të kenë vëllim më të ulët të trurit, sesa njerëzit me tension normal të gjakut, tregon një studim i zhvilluar në Gjermani.

Tashmë një kohë të gjatë ekziston mendimi se tensioni i lartë i gjakut mund të ndikojë në tru. Ky studim ka treguar se në masën gri të trurit të të rinjve, të cilët asnjëherë nuk janë diagnostikuar me tension të lartë, mund të shihen ndryshime delikate. Masa gri e trurit përmban shumicën e neuroneve të trurit që janë të rëndësishme për një gamë të gjerë funksionesh.

Vëllimi më i ulët i masës gri është hasur në zona të shumta të trurit, duke përfshirë lobin frontal dhe parietal të trurit, hipokampusin (i rëndësishëm për të mbajturit mend), amigdallën (qendra e emocioneve) dhe talamusin (i rëndësishëm për aftësitë motorike, gjumin dhe sinjalistikë ndijore).

Ashtu siç rritej tensioni i gjakut, ashtu zvogëlohej vëllimi i masës gri në tru.

Rezultatet e studimit tregojnë se trajtimi i tesnionit të lartë të gjakut ose mbajtja e tensionit të gjakut në nivel të ulët në periudhën e hershme të jetës së të rriturve mund të jetë vendimtare në parandalimin e ndryshimeve të heshtura në tru.

Konsiderohet se hulumtimet e ardhëshme duhet të përcaktojë nëse zvogëlimi i hershëm i vëllimit të masës gri mund të rrisë rrezikun e sulmit në tru, demencës dhe sëmundjeve të tjera cerebrovaskulare, më vonë gjatë jetës.