Sa është doza e rekomanduar ditore e bajameve?

Përfitimet shëndetësore të bajameve janë vërtetuar shpesh nga shumë studime. Një grusht bajame në ditë ndihmon në uljen e kolesterolit, mbron zemrën dhe enët e gjakut, por gjithashtu përmirëson kujtesën.

Një grusht fruta të thatë në ditë është doza e cila natyrisht duhet të përfshihet te të ushqyerit tonë të përditshme. Këto “bomba” të vogla energjike do të na mundësojnë materie ushqyese cilësore dhe krijojnë ndjenjën e ngopjes.

Bajamet janë një meze e lehtë shumë e shijshme. Ato mund t’i përdorni në sallata ose si shtojca në drithëra. Sasitë e vogla përshtaten mirë në shumicën e dietave, por nëse e teproni me konsumin e tyre, mund të keni efekte anësore.

Doza e rekomanduar ditore e bajameve është një grusht ose rreth 30 gram. Nëse konsumoni sasi më të madhe të bajameve, atëherë ato do të shkaktojnë fryrje, gazra, por  mund të ndodhë që të hasni edhe në diarre.

Doza ditore e bajameve nuk duhet të ekzagjerohet

Bajamet ndihmojnë parandalimin e absorbimit të yndyrës në trup, janë të pasura me vitaminë E, magnez dhe antioksidantë, por edhe fibra. Shumë studime kanë treguar se një grusht bajame në ditë ndihmon në uljen e kolesterolit, mbron zemrën dhe enët e gjakut, por gjithashtu e përmirëson kujtesën.

Konsumi i rregullt i bajameve do të përmirësojë tretjen e ushqimit, ndërsa vitamina E do të kontribuojë për lëkurë të bukur dhe të shëndetshme.

Megjithatë, ajo që duhet të kihet parasysh është se nuk duhet të ekzagjerohet me sasinë e këtyre ushqimeve të shëndetshme, pasiqë doza e shtuar mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Doza e rekomanduar ditore e bajameve është një grusht ose rreth 30 gram. Nëse konsumoni më shumë bajame, atëherë ato do të shkaktojnë fryrje, gazra, por mund të ndodhë që të hasni edhe në diarre.