Sa më i lartë jeni, aq më i madh është rreziku ndaj venave të zgjeruara

Venat e zgjeruara shfaqen tek rreth 25 për qind e femrave dhe 15 për qind e meshkujve.

Lartësia mund të ndikojë në rrezikun e zhvillimit të venave të zgjeruara, tregoi studim i ri i Stanford University’s School of Medicine. Pjesëmarrësit më të lartë në studim kishin mesatarisht 74% më shumë gjasa që t’u zhvillohen venat e zgjeruara, sesa pjesëmarrësit më të ulët në studim.

  • Rezultatet e këtij studimi janë dëshmi relativisht të forta se, lartësia përmes gjenetikës lidhet në mënyrë kauzale me rrezikun e rritur të venave të zgjeruara, thonë ekspertët.

Përndryshe, venat e zgjeruara paraqesin venat sipërfaqësore të zgjeruara më së shpeshti tek këmbët, ndoshta për shkak të mureve të dobëta të venave sipërfaqësore. Prej më herë dihet se ekzistojnë faktorë gjenetikë që përfshihen në zhvillimin e venave të zgjeruara.

Përveç se nuk duken bukur, venat e zgjeruara zakonisht janë të dhimbshme dhe shkaktojnë lodhje në këmbë. Megjithatë, shumë njerëz me vena shumë të zgjeruara nuk kanë dhimbje. Pjesët e poshtme të këmbëve dhe nyjet e këmbëve mund të kruhen, sidomos kur këmbët janë të nxehta pas heqjes së çorapëve. Kruajtja mund të çojë në gërvishtje dhe të shkaktojë skuqje e cila shpesh atribuohet gabimisht në lëkurë të thatë.

Venat e zgjeruara shfaqen tek rreth 25 për qind e grave dhe 15 për qind e meshkujve.

Rrezik faktorët e venave të zgjeruara përfshijnë moshën, gjininë, mbipeshën, shtatzaninë dhe histori e trombozës venoze të thellë, shkruan “Circulation”.