Sa më shumë pini duhan, aq më i madh është rreziku nga goditjet e trurit

Meshkujt të cilët pijnë duhan kanë mesatarisht 88 % më shumë rreziku për goditje në tru, sesa meshkujt të cilët asnjëherë nuk kanë pirë duhan.

Rezultatet e studimit amerikan të kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Maryland tregojnë se njerëzit që janë të moshës nën 50 vjeçare dhe janë duhanpirës, janë më të ekspozuar ndaj rrezikut nga goditjet në tru. Kështu që, sa më shumë të pij duhan personi, aq më i madh është rreziku nga goditjet.

Meshkujt të cilët pijnë duhan kanë mesatarisht 88 % më shumë rreziku për goditje në tru, sesa meshkujt të cilët asnjëherë nuk kanë pirë duhan.

Meshkujt të cilët pijnë më pak se 11 cigare në ditë janë të ekspozuar ndaj rrezikut prej 46% më shumë të goditjes. Ndërsa meshkujt të cilët pijnë dy ose më shumë kuti cigare çdo ditë janë të ekspozuar ndaj rrezikut pothuajse pesë herë më shumë ndaj goditjeve sesa meshkujt të cilët asnjëferë nuk kanë pirë duhan.

Këto rezultate janë veçanërisht të rëndësishme për shkak se frekuenca e goditjeve ishemike tek të rriturit është në rritje. Po ashtu, edhe përdorimi i duhanit tek të rinjtë është në rritje.

Vetëm ndërprerja tërësisht e pirjes së duhanit mund të ul ndjeshëm rrezikun e goditjeve.

Lidhja midis pirjes së duhanit dhe sëmundjeve kardiovaskulare njihet që prej kohësh. Pirja e duhanit mund të përshpejtojë arteriosklerozën dhe të rrisë shanset për krijimin e mpiksjeve të gjakut, shkruan “Stroke”.