Sallata e gjelbërt – burim i pasur i vitaminave dhe mineraleve

Është e çmuar, pasiqë përmban deri në 95% ujë, shumë pak kalori, ndërsa vlerat ushqyese përbëhen nga një sasi e madhe e mineraleve dhe vitaminave.

Jashtëzakonisht e çmuara, sallata e gjelbër është e pranishme në tavolinë për pothuajse gjatë gjithë vitit. Një nga llojet e shumta dhe më e zakonshme është marulla.

Është e çmuar, pasiqë përmban deri në 95% ujë, shumë pak kalori, ndërsa vlerat ushqyese përbëhen nga një sasi e madhe e mineraleve dhe vitaminave. Sa u përket mineraleve më shumë përmban kalcium dhe hekur, si dhe sasi të mëdha të magnezit, jodit, manganit, kobaltit, nikelit, silicit dhe bakrit. Nga vitaminat, më të pranishme janë vitaminat C dhe E, karoten dhe vitaminat e kompleksit B.

Përbërësi më i vlefshëm shërues i sallatës jeshile është lëngu i qumështit, i cili përmban laktukarium. Ai më së shumti gjendet në rrënjë, pjesët e trasha të gjetheve dhe kërcejt e rinj. Ky përbërës e lehtëson dhimbjen, tensionin nervor dhe siguron gjumë të qetë.

Si erëza për përgatitjen e sallatës jeshile, më së miri është të përdorni vaj soje, luledielli ose vaj ulliri, sa i përket uthullës ju mund të përdoni atë të mollës ose lëng limoni, ullinj të gjelbër dhe të zinj, salca të ndryshme prej hudhrave, majdanozit, koprës dhe erëzave të tjera.