Sëmundja e Alzheimerit: Ana e “errët” e kafesë

Edhe pse studimet e mëparshme kanë treguar se kafeja mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes te personat që tashmë vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit, kafeina nuk ka një efekt të tillë.

Për kafenë flitet shpesh herë si pije e cila ka përfitime dhe efektet pozitive mbi shëndetin e njeriut, mirëpo hulumtimet më të fundit tregojnë për anën e saj “të errët”.

Rezultatet e kërkimit treguan se konsumi i vazhdueshëm i kafesë mund të ndikojë negativisht në simptomat e sëmundjes Alzheimer. Në fakt, përdorimi i shpeshtë i kafeinës shkakton probleme të sjelljes dhe ankth.

Udhëheqësja e hulumtimit Dr Lydia Jimenez Lort nga Universiteti i Autonoma de Barcelona në Spanjë, rezultatet i botoi në revistën “Frontiers in Pharmacology”.

Simptoma më e shpeshtë e Alzheimerit është humbja e kujtesës, por gjithashtu duhet të merren parasysh edhe simptomat tjera siç janë: halucinacionet, ankthi, acarueshmëria dhe depresion.

Edhe pse studimet e mëparshme kanë treguar se kafeja mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes te personat që tashmë vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit, kafeina nuk ka një efekt të tillë, thotë Jimenez Lort.

Hulumtimi u zhvillua tek minjtë, tek të cilët sëmundja Alzheimerit zhvillohet në të njëjtën mënyrë si tek njerëzit.

 “Jo vetëm që kanë probleme tipike kognitive, por edhe shumë simptoma të dementisë, kështu që është e domosdoshme të përcaktohet nëse përfitimet e kafeinës mund të kompensojnë efektet e dëmshme”, thotë një nga autorët e hulumtimit Rocket Baeta Coral.

Në studimin trembëdhjetë mujor minjtë u testuan për aftësitë kognitive-sjellëse. Tek minjtë që konsumuan ujë me kafeinë u vunë re ankthi, neofobia dhe frika nga objektet dhe situatat e panjohura, për dallim nga minjtë që pinë ujë të thjeshtë.

Përveç kësaj, ata zbuluan se kafeina nuk ndikon në mënyrë aq të favorshme në të mësuarit dhe kujtesën tek brejtësit.

“Ne erdhëm në një përfundim se kafeina në të vërtetë ka efekte të shumëfishta. Kafeja në thelb më shumë i pengon funksionet kognitive se sa i inkurajon ata,” tha Jimenez.