Sezoni i bizeleve: Mjaft arsye për t’i konsumuar

Bizelet janë mjaft të pasura me materie ushqyes, si: vitamina A, B1 (tiaminë), B2 (riboflavin), B6, C, K, minerale kaliumi, hekur, magnez, mangan dhe proteina.

Bizelet e vogla, me ngjyrë të gjelbërt janë perimja e preferuar e fëmijëve, por ka mjaft arsye që edhe të rriturit t’a konsumojnë sa më shpesh.

Bizelet janë burim i shkëlqyer i antioksidantëve, si flavonoidet, karotenoidet (alfa-karoten dhe beta-karoten), acidet fenolike dhe polifenolet. Ato përmbajn fito-komponentë, të cilat kanë veti të forta anti-inflamatore, siç është vitamina C dhe E, mineralet e zinkut dhe acide yndyrore omega-3 në formën e acidit alfa-lenolenik (ALA).

Bizelet janë pasura me shumë materie ushqyes, si: vitamina A, B1 (tiaminë), B2 (riboflavin), B6, C, K, minerale kaliumi, hekur, magnez, mangan dhe proteina.

Hulumtimet kanë treguar se kumestroli që gjendet te bizelet është aleat kryesor në luftën kundër kancerit të stomakut. Është vërtetuar se sasia prej vetëm 2 mg në ditë të këtij fitonutrient është parandalues i shkëlqyer i kancerit, ndërsa një filxhan bizele përmban rreth 10 mg kumestrol.

Se bizelet janë mjaft të dobishme për organizmin tonë, flet edhe fakti i cili rekomandon konsumin e bizeleve gjatë lodhjes.

Mbrojnë nga sëmundja e Alzheimer-it, bronkitit dhe artritit, ndërsa për shkak të faktit se janë të pasura me fibra dhe proteina të cilat e rregullon tretjen, ndihmojnë në humbjen e peshës së tepërt.

E rregullojnë sheqerin në gjak dhe i parandalojnë inflamacionet. Bizelet janë të pasura me acid folik dhe vitamin B6, kështu që është janë artikull ushqimor ideal për luftimin e osteoporozës, ndërsa besohet se kanë efekt pozitiv mbi zemrën dhe sistemin kardiovaskular. Përveç kësaj e stimulojnë detoksifikimin, ndihmojnë gjatë kapsllëkut, forcojnë sistemin nervor, e përmirësojnë disponimin, parandalojnë shfaqjen e rrudhave, stimulojnë rritjen e flokëve, ndihmojnë gjatë anemisë, rregullojnë tensionin e gjakut dhe përmirësojnë shëndetin e lëkurës. Ju duhen arsye të tjera që të vendosni nëse do të konsumoni bizelet?