Shëndeti i zorrëve – kyç për shëndetin e të gjithë organizmit

Gjegjësisht, gjendja e zorrëve mund të parandalohet ose, nga ana tjetër të shkaktojë vështirësi të ndryshme, por edhe shumë sëmundje serioze, të cilat as nuk do të na kishte shkuar mendja se kanë të bëjnë me sistemin digjestiv.

Numri i neuroneve që gjenden në zorrë është më i madh se numri i neuroneve që gjenden në kokë, thotë Dr. Alejandro Junger dhe zbulon se shumë sëmundje janë pasojë e dëmtimit të zorrëve.

Pak njerëz e dinë se gjendja e tretjes ose mënyra se si funksionojnë zorrët, është një nga treguesit më të rëndësishëm dhe më serioz të shëndetit të përgjithshëm të organizmit.

Gjegjësisht, gjendja e zorrëve mund të parandalohet ose, nga ana tjetër të shkaktojë vështirësi të ndryshme, por edhe shumë sëmundje serioze, të cilat as nuk do të na kishte shkuar mendja se kanë të bëjnë me sistemin digjestiv. Sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, sëmundjet autoimune, pagjumësia, depresioni, astma, diabeti dhe artriti, mund të jenë pasojë e zorrëve të dëmtuara, të depërtueshëm ose të irrituara.

“Vështirësitë që i mundojnë shumë njerëz, si lodhja, dhimbja, ndryshimet e papritura të disponimit, mungesa e dëshirës seksuale, era e keqe e gojës, era e trupit, ekzema ose kapsllëku, gjithashtu mund të shoqërohen me çrregullimet e funksionit të zorrëve. Përveç kësaj, zorrët e dëmtuar shkaktojnë edhe plakjen e parakohshme. Problemet që kanë të bëjnë me plakjen zakonisht i atribuohen shpenzimit të pashmangshëm dhe rrënimit të organizmit që vjen me moshën, por në fakt ka të bëj direkt me shëndetin e zorrëve dhe të mund të hiqen duke aplikuar një program të shërim të zorrëve”, shpjegon Dr. Alejandro Junger, mjeku i njohur mbarë botëror nga Los Anxhelosi.