Shëndeti neurologjik: Ushtrimet e këmbëve janë të rëndësishme për trurin dhe sistemin nervor

Nuk është rastësi që njerëzit duhet të jenë aktivë: ecje, vrapim, përdorimin e muskujve në tërheqje dhe të ngjashme. Shëndeti neurologjik nuk është rrugë një kahëshe ku truri i urdhëron muskujt.

Studimi i botuar në “Frontiers in Neuroscience” tregoi se, shëndeti neurologjik varet nga sinjalet e muskujve të këmbëve që i dërgojnë në tru dhe anasjelltas.

Rezultatet e hulumtimit prezantuan indikatorë të rinj, se përse pacientët me sëmundje të si skleroza multiple, atrofia e muskujve të kurrizit dhe sëmundjet tjera neurologjike, shpejt përjetojnë përkeqësimin e gjendjes së tyre për shkak se ndërpresin lëvizjen e këmbëve.

Kufizimi i aktivitetit çon në zvogëlimin e sasisë së oksigjenit në trup, duke krijuar mjedis anaerob dhe ndryshim të metabolizmit

Me pak ushtrime, trupi e ka të vështirë të krijoj qeliza të reja nervore të cilat i ndihmojnë njeriut që të përshtatet me stresin dhe sfidat e jetës.

“Studimi ynë ka treguar se njerëzit të cilët nuk mund të kryejnë ushtrime të rënda, si pacientët që janë të shtrirë për një kohë të gjatë, madje edhe astronautët në udhëtimet e gjata në hapësirë, jo vetëm që humbin në masën e muskujve, por u ndryshon edhe kimia e trupit në nivel qelizor. Gjithashtu, ka efekt të rëndësishëm në sistemin e tyre nervor”, tha Raffaella Adami nga Universiteti i Milanos, Itali.

Njerëzit të cilët nuk mund të kryejnë ushtrime të rënda, si pacientët që janë të shtrirë për një kohë të gjatë, madje edhe astronautët në udhëtimet e gjata në hapësirë, jo vetëm që humbin në masën e muskujve, por u ndryshon edhe kimia e trupit në nivel qelizor.

Gjatë studimit, minjtë e kishin të pamundur ti përdorinin këmbët e tyre të prapme, përderisa pjesën e përparme e përdorën lirshëm. Eksperimenti zgjati 28 ditë, ndërsa minjtë vazhduan të hanin dhe të jetonin normalisht. Kufizimi i aktivitetit rezultoi me zvogëlimin e qelizave nervore burimore me 70%, në krahasim me minjtë të cilët mundeshin t’i përdorin të katër këmbët.

Kufizimi i aktivitetit ka çuar në zvogëlimin e sasisë së oksigjenit në trup, duke krijuar mjedis anaerob dhe ndryshim të metabolizmit. Kështu studimi tregon se sa e rëndësishme është lëvizja.

“Nuk është rastësi që njerëzit duhet të jenë aktivë: ecje, vrapim, përdorimin e muskujve në tërheqje dhe të ngjashme. Shëndeti neurologjik nuk është rrugë një kahëshe ku truri i urdhëron muskujt”, përfundoi Adami.