Shkencëtarët amerikanë zhvilluan testin për invazionin e kancerit të fshikëzës

Testin e ri e ndjek gjeni STAG2, i cili është thelbësor për zhvillimin e tumoreve potencialisht të rrezikshme

Shkencëtarët amerikanë të Qendrës Mjekësore “Georgetown University” në Uashington, kanë arritur të zhvillojnë një test të thjeshtë diagnostikues, i cili ndihmon që të parashikohet nëse kanceri i fshikëzës në fazën fillestare do të mbetet invaziv dhe nëse do të shfaqet përsëri.

Besohet se ky test i ri do të zvogëloj koston e kujdesit shëndetësor të pacientëve me kancer të fshikëzës dhe do të parandalojë rastet me trajtim të zgjatur.

Interesante është se, në Amerikë trajtimi i kancerit të fshikëzës në sistemin shëndetësor, krijon koston më të lartë për pacient.

Testin e ri e ndjek gjeni STAG2, i cili është thelbësor për zhvillimin e tumoreve potencialisht të rrezikshme. Prandaj, te pacientët STAG2-negativ nuk do të ketë nevojë që të aplikohet mënyra agresive e trajtimit të kancerit të fshikëzës, shkruan “Clinical Cancer Research”.