Shmangni problemet e panevojshme gjatë përdorimit të thjerrëzave optike

Zëvendësoni thjerrëzat pasi t'ju ketë kaluar afati i përdorimit, pasiqë me kalimin e kohës tek thjerrëzat grumbullohen depozita jo të shëndetshme.

Oftamologët pretendojnë se nga 34 milionë përdorues të thjerrëzav optike në Shtetet e Bashkuara, një përqindje e madhe vuan nga problemet e panevojshme dhe shqetësimet të cilat mund të pengohen lehtësisht.

Këto janë disa nga këshillat që i jep Dr. Paul Zimmerman, profesor i Univerzitetit Utah dhe anëtar i Bordit të kataraktës dhe kirurgjisë refraktive.

Nëse keni shikimi të turbullt, dhimbje, siklet, ënjtje ose skuqje, hiqni thjerrëzat optike dhe njoftojeni mjekun tuaj për këtë. Përdorni vetëm ato thjerrëza që ju ka përshkruar mjeku, sepse përdorimi i thjerrëzave të tjera dhe atyre pa dioptri, mund të shkaktojnë probleme serioze.

Zëvendësoni thjerrëzat pasi t’ju ketë kaluar afati i përdorimit, pasiqë me kalimin e kohës tek thjerrëzat grumbullohen depozita jo të shëndetshme.

  • Rregullisht shkoni për kontroll të syve;
  • Largoni thjerrëzat para se të shkoni në shtrat;
  • Duart lani me sapun para heqjes dhe vendosjes së thjerrëzave;
  • Përdorni tretës për pastrim, shpëlarje dhe dezinfektim, ose pika të syve të cilat ju a ka rekomanduar mjeku;
  • Thjerrëzat mos i lani me ujë për pije ose pështymë, pasiqë mund të çojë në infeksion të syve;
  • Shmangni prekjen, me këtë edhe ndotjen e majës së shishes me tretësin e thjerrëzave tuaja.

Lajeni rregullisht kutinë në të cilën i mbani thjerrëzat, pastaj lëreni që ajo të thahet vetë (mos e fshini me peshqir). Nëse përdorni make-up, përdorni ato me mbishkrimin “hipoalergjenike” ose “të bëra për përdoruesit e thjerrëzave optike”.