Shtatë shenjat që tregojnë se jeni duke vuajtur nga stresi

Nëse asnjëherë më parë nuk keni vuajtur nga kokëdhimbjet, ndërsa kohëve të fundit kjo është gjithnjë e më e shpeshtë - arsye për këtë mund të jetë edhe stresi i madh në jetën tuaj.

Stresi ndikon si në shëndetin mendor, ashtu edhe në atë fizik, por ekspozim ndaj stresit të përditshëm për një kohë të gjatë mund të fillojë të sëmur organizmin dhe të dobësojë trupin. Mjekët theksojnë se ekzistojnë shenja që tregojnë se stresi tashmë ka filluar të ndikojë në çrregullimin e shëndetit.

Kruajtje

Nëse në lëkurë u shfaqen pika të kuqe të cilat kruhen, shkaktarë për këtë mund të jetë stresi dhe jo alergjia. Kur trupi është nën stres të madh, sistemi imunitar dobësohet dhe më me vështirësi i lufton sëmundjet. Kjo është arsyeja pse lëkura bëhet më e ndjeshme ndaj faktorëve të jashtëm – sapun, të ftohtit, losion, detergjente…

Shtimi në peshë 

Stresi nxit sekretimin e rritur të kortizolit, hormoni i stresit i cili e dëmton aftësinë e trupit për të përpunuar sheqerin në gjak. Për këtë arsye ndryshohet edhe mënyra e metabolizimit të yndyrnave, proteinave dhe karbohidrateve, gjë që mund të çojnë në kilogramë të tepërt. Stresi, gjithashtu shpesh herë është fajtor për kthimin e zakoneve jo të shëndetshme të të ushqyerit dhe ngrënies tepër.

Dhimbje koke

Nëse asnjëherë më parë nuk keni vuajtur nga kokëdhimbjet, ndërsa kohëve të fundit kjo është gjithnjë e më e shpeshtë – arsye për këtë mund të jetë edhe stresi i madh në jetën tuaj. Stresi liron kimikate të caktuara në tru të cilat mund të shkaktojnë ndryshime tek nervat ose enët e gjakut.

Fryrje dhe aciditet

Stresi mund të pengojë funksionin e traktit digjestiv në shumë mënyra – stimulon prodhimin e lëngjeve të stomakut, gjë që çojnë në shfaqjen e acideve. Gjithashtu e ngadalëson tretjen e ushqimit në lukth, gjë që shkakton gazra dhe fryrje. Kur problemet me tretje të vazhdojnë në zorrën e trashë, është e mundshme shfaqja e diarres dhe e ngërçeve në stomak.

Ftohje të shpeshta

Stresi e dobëson imunitetin, gjë që mund të çojë në prirjen ndaj gripit. Hulumtuesit e Universitetit të Pitsburgut infektuan vullnetarët me virus të gripit. Disa prej tyre ishin nën stres dhe në atë grup kishte dy herë më shumë të prekur nga gripi, ndryshe nga grupi tek i cili nuk ishte i pranishëm stresi.

Puçrrat 

Shfaqja e puçrrave tek një person i cili nuk ka probleme të lëkurës, mund të jetë si pasojë e ekspozimit ndaj stresit. Edhe në këtë rast, sekretimi i rritur i kortizolit është përgjegjës për këtë fenomen. Atëherë gjëndrat prodhojnë më shumë yndyrë, ndërsa teprica mbetet e bllokuar në folikulat së bashku me papastërtitë dhe qelizat e vdekura të lëkurës, gjë që çon në shfaqjen e puçrrave.

Rënia e flokeve

Stresi i fortë dhe afatgjatë rezulton me të ashtuquajturën faza e pushimit të folikulave të flokëve. Kjo rezulton në rënien etheksuar të flokëve. Flokët gjithashtu mund të dobësohen edhe si pasojë e mungesës së hekurit në organizëm.