Si mund t’ju ​​ndihmojë kafeja të zbuloni nëse keni COVID-19?

Shumë njerëz në botë e fillojnë mëngjesin me një filxhan kafe dhe me siguri do ta vërejnë nëse nuk ndiejnë aromën e njohur, dhe ky mund të jetë sinjali i parë që jemi të infektuar. 

Përderisa kjo sëmundje do të prekë të gjithë ndryshe, simptomë e zakonshme e infeksionit të ri të koronavirusit është humbja e ndjenjës së nuhatjes dhe shijes. Në fakt, këto simptoma janë bërë sinjal shumë i rëndësishëm për të njohur nëse një person është i infektuar. Shumë njerëz do të zbulojnë se diçka nuk është në rregull me kafenë e tyre të parë në mëngjes.

Shumë njerëz në botë e fillojnë mëngjesin me një filxhan kafe dhe me siguri do ta vërejnë nëse nuk ndiejnë aromën e njohur, dhe ky mund të jetë sinjali i parë që jemi të infektuar.

“Që një kohë të gjatë e dimë që individët mund të humbin erën dhe shijen e pas një infeksioni viral, por përqindja e njerëzve që kanë këtë problem kur bëhet fjalë për COVID-19 është thjesht marramendëse”, thekson James Squabb, profesor i biologjisë molekulare në Universitetin Tufts.

Ndonjëherë, thotë ai, humbja e ndjenjës së nuhatjes tek këta pacientë është e vetmja simptomë dhe të gjithë të tjerët mund të lidhen drejtpërdrejt me të, kështu që humbja e nuhatjes dhe shijes mund të jetë testi më i thjeshtë që do të zbulojë gjendjen tek njerëzit dhe kështu do të dinë që nuk duhet të lëvizin nga shtëpia dhe të përhapin infeksionin.

Profesori këshillon që të mos e anashkaloni zakonin e mëngjesit për të pirë kafe, sepse mund t’ju tregojë nëse duhet të shkoni për të bërë testin ose jo.

“Gjëja më e thjeshtë që mund të bësh është të marrësh kafen në dorë, mundësisht në kokrra, dhe të shohësh sa larg mund ta mbani, dhe përsëri t’ja ndjeni erën. Nëse hunda juaj është e zënë dhe nuk ndjeni erë, mbase është koha për të konsulltuar mjekun”, shtoi Prof. Squawb.

Fatkeqësisht, njerëzit që janë rikuperuar nga koronavirusi i ri mund të kenë probleme me nuhatjen dhe shijen për një kohë të gjatë, ndërsa një numër i vogël do të vërejë se shqisa e nuhatjes dhe shijes së tyre ka ndryshuar përgjithmonë.

Një pacient, i cili u rikuperua nga COVID-19, pohon se edhe pas shtatë muajsh ai nuk ndjen të njëjtat erëra si para sëmundjes, kështu që ai thotë se tani ananasi ka erë kartoni dhe shija e pijes së tij të preferuar është si një produkt kozmetik. Sigurisht, kjo nuk do të ndodhë me të gjithë, disa njerëz shërohen mjaft mirë pas disa ditësh rimëkëmbje nga sëmundja.