Si t’i mposhtni alergjitë e duarve?

Në praktikën e përditshme klinike, mjekët hasin në pacientë që kanë probleme me duart në formën e skuqjes, flluskave dhe lagështisë, si dhe qërimi i lëkurës së duarve me ndjesi të kruajtjes dhe djegies.

Ndryshimet e tilla i bëjnë më të vështira aktivitetet e përditshme normale të njerëzve, jo vetëm për shkak se gjenden në vende të dukshme, por edhe për faktin se shoqërohen nga problemet si djegie, kruajtje dhe dhimbje.

Shkak i këtyre ndryshimeve mund të jenë reagimet alergjike ndaj alergenëve të ndryshëm të kontaktit, por edhe acarim i lëkurës me acide të ndryshme. Prandaj, standardi i artë i zbulimit të shkaqeve të ndryshimeve të tilla është testi epikutan, me të cilin provon ose përjashton reaksionet alergjik ndaj metaleve të ndryshme, bojrave, parfumeve, detergjenteve dhe substancave të tjera për përdorim të përditshëm.

Nëse ekziston reaksion alergjik më i fortë, i cili nuk ndikon vetëm në lëkurën e duarve, por ndryshimet përhapen edhe diku tjetër, atëherë është e mundur që këta persona të hospitalizohen.

Zakonisht, pacientët që kanë probleme të tilla bredhin sa nga njëri mjek tek tjetri, provojnë kremra të ndryshëm dhe ilaçe shtëpiake dhe ankohen se nuk kanë përmirësime. Gjëja më e rëndësishme është që të shmangen alergenët e mundshëm tashmë të provuar. Nëse ekziston skuqja e duarve ose flluskat, lagështi, ndërsa në faza më të avancuara edhe qërimi i lëkurës dhe trashja, si dhe plasaritja e lëkurës deri në gjakosje, duhet të kërkohet këshillë e mjekëve mbi përdorimin lokal të kortikosteroideve ose emulsione kundër inflamacionit. 

Sidoqoftë, e rëndësishme është që të përdoret kujdes neutral i lëkurës, sepse zakonisht lëkura e tillë është e thatë, kruhet dhe e rëndësishme është që t’i rivendoset pengesë duke përdorur emollientë të ndryshëm. Sot, përdoren imunomodulatorë lokalë, të cilët mund të përdoren për një kohë më të gjatë pa mos pasur frikë nga efektet anësore, ndryshe nga kortikosteroidët të cilat e bëjn me rrudha lëkurën (atrofi), shfaqjen e telangiektazisë.

E rëndësishme është që të theksohet, se nëse tek këta pacientë provohet mbindjeshmëria ndaj ndojë alergeni, me kalimin e kohës mund të reagojë edhe ndaj disa të tjerëve, dhe jo vetëm ndaj atyre që është provuar mbindjeshmëria.