Si të reduktoni kilogramët e tepërta për festat e fundvitit?

Që të ndihmoni organizmin tuaj që të vazhdojë të tretet ushqimin edhe kur fleni, e në këtë mënyrë të përshpejtoni edhe metabolizmin, është e nevojshme që të bëni disa gjëra.

Për fillim, mos konsumoni asnjë lloj ushqimi tre orë përpara se të flini gjumë, por përpara se të shkoni në shtrat përgatitni pijen me përbërësit e mëposhtëm:

  • Gjysmë limon i shtrydhur
  • Një lugë çaji me majdanoz të copëtuar
  • Pak kanellë
  • Gjysmë lugë çaji me uthull molle përzier në 250 ml ujë

Nëse nuk ju pëlqen shija, mund të shtoni një lugë çaji me mjaltë ose xhenxhefil.
Nëse u përmbaheni rregullave, në mëngjes duhet të zgjoheni me një gjysmë kilogram më pak, ndërsa ajo çka ndoshta është gjëja më e rëndësishme është se nuk do të ndiheni të fryrë. Rezultate më të shpejta do të ndodhin nëse edhe darka zëvendësohet plotësisht nga kjo pije.