SI T’IA NGROHNI DUART FËMIJËS SUAJ PASI KA LUAJTUR JASHTË: Asnjëherë me ujë të nxehtë, kjo është mënyra e duhur!

Një mjek pediatër paralajmëron se nuk duhet t'i vendosni kurrë duart dhe këmbët fëmijës nën ujë të nxehtë për t’ia ngrohur, pasi ka dalur jashtë!

Fëmijëve u pëlqen të luajnë jashtë dhe argëtimi nëpër borë ka një bukuri të veçantë. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm për të shmangur lëndimet e fëmijëve në borë, dhe hedhja e topave, skijimi, udhëtimi me sajë, dordolecit prej dëbore dhe madje edhe ecja jashtë në të ftohtë, që nënkupton se fëmijëve do t’u ftohen edhe duart edhe këmbët.

Me dëshirën për t’ua ngrohur sa më shpejt fëmijëve të tyre, disa prindër i vendosin duart dhe këmbët nën ujë të nxehtë menjëherë pas hyrjes në shtëpi, por ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk duhet bërë fare.

 “Nuk rekomandohet ngrohja e duarve apo këmbëve të ftohta të fëmijës nën ujë të nxehtë apo kompresa të ngrohta pas një shëtitje, pasi kjo mund të shkaktojë dhimbje”, thotë pediatri Dr. Ramil Shakveledov.

Sipas tij, për t’ua ngrohur duart dhe këmbët fëmijëve është e nevojshme që të rritet qarkullimi i gjakut, ndaj është më efikase t’ua fërkojmë butësisht. Nëse faqet e fëmijës suaj janë bërë kuq, atëherë mund t’ia ngrohni me një leckë/peshqir të ngrohtë.

“Gjatë përzgjedhjes së rrobave për ta nxjerrë jashtë fëmijën tuaj, është e rëndësishme të merren parasysh kushtet e motit – ato duhet të jenë të ngrohta, por në të njëjtën kohë lëkura duhet të marrë frymë, në mënyrë që fëmija të mos nxehet dhe të djersitet”, thotë mjeku.