SIMPTOMA E RE E COVID-19: Cilat ndryshime të gjuhës mund të tregojnë se jeni të infektuar

Rreth 35 përqind e njerëzve, në tre ditët e para të infeksionit me COVID-19, kanë probleme jo specifike.

Ekspertët britanikë paralajmërojnë se gjithnjë e më shumë pacientë me COVID-19 kanë pasur probleme orale në formën e ndryshimit të ngjyrës së gjuhës dhe zgjerimin e saj, si dhe shfaqjen e ulçerave të pazakonta në zgavrën e gojës. Përndryshe, rreth 35 përqind e njerëzve, në tre ditët e para të infektimit me COVID-19, kanë probleme jo specifike.

Gjithashtu dueht të theksohet se një studim i mëparshëm në Spanjë zbuloi se pak më shumë se 10 përqind e pacientëve me COVID-19 kishin ndonjë formë të problemit oral si gjuhë të ënjtur ose ulçerë orale.

Është vlerësuar se më pak se 1 në 500 pacientë me COVID-19 kanë “gjuhën-COVID.

Simptomat kryesore janë “shtresa fibroze” në gjuhë që mund të jetë e bardhë ose e verdhë dhe që nuk mund të pastrohet, por është e pranishme edhe përshtypja e dhëmbëve në gjuhë. Gjendja mund të jetë e dhimbshme.