Simptomat e mbidozimit me vitaminën C

Zakonisht i referohemi si vitamina më e rëndësishme që duhet ta marrim, nëse duam ta mbrojmë veten nga shumë sëmundje, por a e dini se mund të jetë edhe toksik?

Imuniteti i fortë dhe jeta pa grip është gjëja e parë që na vjen në mend kur mendojmë për vitaminën C, ndërsa ata që vetëm një herë kanë marrë dozë të madhe, me siguri që i kujtojnë simptomat që ju janë shfaqur.

Vitamina C nuk shërben vetëm për të forcuar sistemin imunitar, por përmirëson absorbimin e hekurit dhe kalciumit, por gjithashtu ndihmon edhe kundër alergjive, lehtëson dobësimin, është i rëndësishëm për shikim të mirë, ndërsa është vërtetuar se njerëzit ushqimi i të cilëve përmban mjaftueshëm vitaminë C janë të mbrojtur për tre herë më shumë nga zhvillimi i artritit, sesa ata që nuk konsumojnë mjaftueshëm prej kësaj vitamine.

Pasojat e mbidozave që tejkalojnë dy gramë në ditë, zakonisht janë probleme gastrointestinale, thonë  nutricionistët.

Simptomat që shfaqen gjatë hipervitaminozës më së shpeshti janë: djegie gjatë urinimit, diarre, gazra, dhimbje në abdomen, kruajtje dhe të përziera.