Simptomat e mundshme të kancerit zakonisht injorohen: Gjaku në urinë kërkon një vizitë urgjente mjekësore!

Kollitja e vazhdueshme, dhimbja e fytit, humbja e peshës janë shenja të cilave shpesh nuk u kushtojmë vëmendje të mjaftueshme, por pikërisht dhimbjet më të vogla mund të jenë simptoma të një sëmundjeje mjaft serioze

Këto janë disa nga simptomat që duhet të merren seriozisht:

Kollitja

Sezoni i gripit dhe të ftohtit akoma vazhdon dhe kollitja është diçka që “nënkuptohet”. Por nëse ajo vazhdon dhe nuk ndalet për ditë me rradhë, mund të jetë një simptomë e problemeve më serioze si: kanceri i laringut, gjëndra tiroide ose limfoma.

Ndryshime në sistemin e tretjes

Edhe pse këto ndryshime zakonisht janë rezultat i ushqyerjes së dobët ose ilaçeve, nëse vazhdimisht përsëriten, atëherë ato mund të jenë simptoma të kancerit në zorrën e trashë.

Gjaku në urinë është një simptomë serioze

Problemet në sistemin urinar

Nëse vëreni gjak në urinë, pa dallim nëse jeni mashkull ose femër, nëse keni dhimbje ose nevojë të vazhdueshme për të urinuar, është koha të kontaktoni me mjekun, pasi kjo mund të jetë simptomë e kancerit të fshikëzës, veshkave ose prostatës.

Dhimbje të pashpjegueshme

Dhimbja e fortë dhe e vazhdueshme në trup, gjithmonë është sinjal i një problemi dhe mund të jetë gjithçka – që nga kanceri i eshtrave deri te kanceri ovarian.

Dhimbje të fytit 

Nëse dhimbja nuk lidhet me ftohjen ose gripin, nëse është e vazhdueshme dhe e fortë, mund të tregojë një gjendje shumë më serioze, siç është kanceri i fytit.

Humbja e peshës

Shoqata Amerikane e Kancerit tregon se humbja e kilogramëve në mënyrë të pashpjegueshme (10 kilogram e më tepër) mund të jetë shenja e parë e kancerit

Gjakderdhje 

Shfaqja e gjakderdhjes e cila nuk është normale në pjesë të trupit që zakonisht nuk rrjedhin gjak apo gjakderdhje tek gratë më shumë se zakonisht,  mund të jetë alarm dhe një shenjë për të vizituar mjekun.

Nishane që e kanë ndryshuar pamjen

Problemi paraqitet kur nishanet rriten shpejt, ndryshojnë ngjyrën, gjakosen dhe kruhen. Ndiqni nishanet dhe sigurohuni që të këshilloheni me mjekun nëse vëreni ndonjë nga këto ndryshime.