SIPAS PSIKOLOGËVE KLINIK: Tre shenjat që tregojnë se jeni një nënë e mirë

“E di që prindërit bëjnë një punë të shkëlqyer kur fëmija i tyre vjen tek ata, sepse ata kanë disa probleme. Kjo do të thotë që ju keni ndërtuar një vend të sigurt ku fëmija mund të vijë kur ka nevojë për ndihmë”, shpjegon psikologia Naden van der Linden.

Prindërit shpesh shqetësohen nëse po i rrisin mirë fëmijët e tyre dhe a janë prindër të mirë. Nënat dhe baballarët bashkëkohorë kanë standarde më të larta teksa i risin fëmijët e tyre drejt moshës madhore. Gjatë rrugës, është shumë e lehtë të biesh në grackën e krahasimit me prindërit e tjerë ose të kërkoni shenja të tjera për suksesin tënd.

Naden van der Linden punon si psikolog klinik dhe shpjegon se si prindërit mund ta dinë nëse janë në rrugën e duhur dhe cilat janë shenjat që tregojnë se ju jeni një prind i mirë.

Fëmija shfaq emocione të ndryshme para jush

Ndonjëherë është shumë e vështirë për fëmijën kur e gjendet para një periudhe shumë emocionale. Ndonjëherë ju duket se fëmija nuk ka nevojë të shprehë të gjitha emocionet e tij para jush, por aftësia e fëmijës për t’ju treguar zemërimin, trishtimin ose frikën është një shenjë e mirë sepse ai ndihet i sigurt me ju. Është shumë shqetësuese, ajo kur një fëmijë fsheh ndjenjat nga prindërit e tij. Shpesh është një shenjë e problemeve të mëdha në marrëdhënie. Mundohuni të shmangni mbylljen e fëmijës dhe mos ndërhyni në shprehjen e ndjenjave të tij. Në vend të kësaj, kushtojini vëmendje dhe jini mirënjohës për të. “Të pashë duke goditur murin dhe ishe shumë i zemëruar. Dhe, ti më the se kjo është kështu sepse motra jote nuk të lë të luash”, kjo fjali nxit fëmijën tuaj të sigurohet dhe të mendojë se ne aim und të luftojë me ndjenjat e tij dhe kuptojë se ne e mbështesim atë në perspektivën e tij.

Fëmija vjen tek ju kur lëndohet ose përballet me një problem

Dihet se, prindërit bëjnë një punë të shkëlqyer kur fëmija i tyre vjen tek ata, kur kanë disa probleme. Kjo do të thotë që ju keni ndërtuar një vend të sigurt ku fëmija juaj mund të vijë kur ka nevojë për ndihmë. Një mënyrë e mirë për ta inkurajuar këtë është të dëgjoni problemin dhe të hapni krahët, pavarësisht nëse problemi duket i vogël apo i madh. Marrëdhënia juaj do të jetë e hapur për komunikim për gjërat që janë të vështira në jetë.

Fëmija mund të flasë për mendimet dhe ndjenjat pa frikë

Kjo është një shenjë pozitive për të pranuar një marrëdhënie të hapur dhe fleksibile. Disa prindër e kufizojnë në mënyrë të pandërgjegjshme komunikimin me fëmijën e tyre nëpërmjet sjelljes së tyre, të tilla si reagimi i tepërt ndaj mendimeve ose ndjenjave që nuk u pëlqejnë ose atyre që vënë në dyshim sjelljen e tyre prindërore.

Përktheu dhe përshtati:S.N