Tabletat e gjumit janë të rrezikshme për pacientët me demencë

Pacientët me demencë, të cilët morën barna gjumi kishin një rrezik prej 40 përqind më të madh nga çdo lloj frakture kockash. Sa më e madhe ishte doza e gjumit, aq më i madh ishte rreziku i frakturës së kockave.

Hulumtimi në të cilin morrën pjesë rreth 3 000 të sëmurë me demencë, zbuloi se përdorimi i barnave të gjumit tek pacientët me demencë e rrit rrezikun e frakturave të kockave. Barnat e njohura për gjumë përfshijnë janë zolpidem, zopiklon dhe zaleplon.

Frakturat e eshtrave, e sidomos frakturat e ijeve, e rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Pacientët me demencë, të cilët morën barna gjumi kishin një rrezik prej 40 përqind më të madh nga çdo lloj frakture kockash. Sa më e madhe ishte doza e barnave të gjumit, aq më i madh ishte rreziku i frakturës së kockave.

Duhet të theksohet se përdorimi i barnave të gjumi tek të sëmurit me demencë, gjithashtu u shoqërua me rrezik më të madh të frakturave të ijeve.

Konsiderohet se, personat që vuajnë nga demenca duhet të shmangin përdorimin e barnave të gjumit sa herë që është e mundur, u konkludua në Takimin Vjetor të 2018-të të Alzheimer’s Association.