Të çlodhur prisni mëngjesin e ri

Pagjumësia është më e zakonshme, por jo edhe çrregullimi vetëm i gjumit. Stresi, problemet emocionale, disa sëmundje, marrja e barnave, por edhe higjiena e gjumit - të gjitha këto ndikojnë në cilësinë e gjumit. Gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi që gjatë gjumit sekretohet hormoni i rritjes i cili është i nevojshëm për shërimin e qelizave, si dhe hormonin përgjegjës për funksionet mbrojtjëse të organizmit.

Sipas disa informacioneve, rreth 30% e personave me pagjumësi kronike marrin barna pa rekomandimin e mjekut, duke mos menduar se përdorimi i pakontrolluar i barnave mund të përkeqësojë problemin, pasi me kalimin e kohës shfaqet toleranca e barnave. Mjekët paralajmërojnë se barnat kundër pagjumësisë shkaktojnë varësi brenda vetëm 10 ditëve. Prandaj, zgjedhja e shtojcave bimore, si melatonina ose murrizi, valeriana, lule sahati… janë zgjidhje e thjeshtë që nuk ndikojnë keq shëndetin. Shkaku i lodhjes ditore ose i përgjumjes, e cila është pasojë e pagjumësisë, megjithatë shpesh duhet ta kërkojmë në disa zakone të këqija ose të gabuara që ne i praktikojmë para gjumit.

Qelizat nervore në koren e trurit çllodhen vetëm kur flemë. Gjumi ndikon në ndjenjën e kënaqësisë, kujtesës, përqendrimit…

Pirja e alkoolit në orët e vona të mbrëmjes, aktiviteti fizik, konsumi i ushqimeve të rënda, si dhe gjumi gjatë ditës, natyrisht edhe higjiena e gjumit (mbi të gjitha, komoditeti i shtratit, temperatura e dhomës dhe ajrosja) janë faktorë që ndikojnë në cilësinë e gjumit. Shpesh fajtorët në teori është më e lehtë për t’i eliminuar. Megjithatë, në praktikë është më e vështirë se sa që duket. Por nëse e dimë se çmimi që paguajmë është zvogëlimi i përqendrimit, lodhja, frustrimi, marrëdhëniet e këqija me të tjerët… prendaj është koha që të filloni të ndryshoni shprehitë.