Të qëndruarit ulur në zyrë, lodh më shumë se sa palestra

Çekuilibri kimik në tru ndodh atëherë kur ekuilibri i neurotransmetuesve prishet, kështu që ato janë shumë ose shumë pak në tru. Ato janë substanca kimike të cilat sekretohen në tru dhe lejojnë transmetimin e informacionit përmes qelizave nervore, ndërsa çekuilibrimi i tyre mund të çojë nga ndryshime të gjendjes shpirtërore deri në depresion, ankth dhe shqetësim.

Njerëzit shpesh ndihen më të lodhur pasi ditën e kalojnë duke qëndruar ulur në zyrë, se sa pas ushtrimeve të lodhshme dhe djersitjes në palestër, tregoi studimi i ri i Dr. Daniel Lieberman nga Universiteti George Washington.

Sekreti është se njerëzit nuk janë të programuar të përdorin vetëm trurin, sepse ai është i krijuar edhe për bashkëpunimin me pjesët tjera të trupit.

Duke qëndruar të ulur në zyrë, njerëzit e përdorin vetëm trurin, gjë që çon në mosbalancimin kimik në trup, ndërsa energjia përdoret në mënyrë të pabarabartë.

Prandaj, në fund të një dite pune vjen deri te shfaqja e lodhjes dhe mungesës së energjisë, ka lodhje dhe lodhje, tregoi hulumtimi. Çekuilibri kimik në tru ndodh atëherë kur ekuilibri i neurotransmetuesve prishet, kështu që ato janë shumë ose shumë pak në tru. Ato janë substanca kimike të cilat sekretohen në tru dhe lejojnë transmetimin e informacionit përmes qelizave nervore, ndërsa çekuilibrimi i tyre mund të çojë nga ndryshime të gjendjes shpirtërore deri në depresion, ankth dhe shqetësim.

Pasi keni qëndruar ulur gjatë gjithë ditës, rekomandohen ushtrimet sipas zgjedhjes tuaj, të cilat do të ju ndihmojnë në ruajtjen e ekulibrit kimik. Nuk është patjetër të jenë të lodhshme, mjafton vetëm shëtitja, thekson Dr. Lieberman.