Të ushqyerit sipas grupës B të gjakut

Grupi B i ekuilibruar dhe i shëndetshëm do të thotë të shmangësh ushqimin e dëmshëm lektin, reduktimin e karbohidrateve në ushqim dhe të mos shmangen vaktet.

Ky grup i gjakut mbart potencialin për përshtatshmërinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme për të lëvizur në të gjitha drejtimet dhe të zhvillohet me ndryshimet. Kreativiteti dhe zgjidhja e problemeve të ndërlikuara janë tiparet mentale-emocionale karakteristikë e kësaj grupe gjaku.

Sfidat kryesore shëndetësore të kësaj grupe janë: tendenca për të prodhuar më shumë se niveli normal i kortizolit në situata stresuese (gjë që në moshën më të vjetër mbart rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit ose të pleqërisë dhe tek fëmijët autikë) ndjeshmëria e theksuar e B-lektinave në ushqime të caktuara (në veçanti mishi i pulës, misri dhe kikirikët) gjë që rezulton me inflamacion, aftësi e caktuar për të “mbajtur” viruset e avancuara ngadalë, si ato që shkaktojnë sklerozë multiple ose llupus dhe ndjeshmëri ndaj sëmundjeve autoimune.

Përveç prirjes për rritjen e nivelit të kortizolit dhe rreziqeve pasuese të imunitetit të reduktuar, grupi B mbart rrezik në rritje e infeksioneve virale kronike, simptomave të kronike të lodhjes dhe tensionit të lartë ose të ulët të gjakut.

Në sajë të enzimave relativisht të mira të fosfatazës alkalike të stomakut, grupi B lehtësisht e shkatërron yndyrën, gjë që, nëse proceset metabolike janë në balancim, e mbrojnë atë dyfish nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti, ndërsa e forcon edhe strukturën e kockave të saj. Megjithatë, ekuilibri metabolik i tipit B ndikohet shumë nga lektinat, të cilat nëse nuk janë nën kontroll, e rrisin rrezikun e hipoglikemisë dhe obezitetit, ndërsa me kalimin e viteve ndikojnë edhe në uljen e libidos. Sistemi imunitar është një shqetësim i veçantë, pasi shumë baktere kanë antigjene të tipit B, kështu që gripi i fortë, problemet gastro, sinuset dhe infeksionet e traktit urinar janë të zakonshme gjatë rënies së imunitetit.

Grupi B i ekuilibruar dhe i shëndetshëm do të thotë të shmangësh ushqimin e dëmshëm lektin, reduktimin e karbohidrateve në ushqim dhe të mos shmangen vaktet. Lodhja tek kjo grupë trajtohet me futjen e proteinave. Vitaminat C dhe B (sidomos B1 dhe B6) dhe zinku rekomandohen si shtesa dietike.

Veçanërisht të dobishme për këtë grup gjaku është mishi dhe peshku i qengjit. Por duhet të shmanget mishi i pulës, salmoni i tymosur, guacat, karkalecat dhe proshuta.

Qumështi, produktet e qumështit dhe vezët duhet të futen tre deri në pesë herë në javë. Kur është fjala për perime, përveç se të papërpunuara, mund të konsumohen edhe të gatuara në skarë, por të shmangen domatet, misri, kungulli, ullinjtë dhe thjerrëzat. Nga frutat më të dobishme për këtë grupë gjak janë bananet, rrushi, kumbullat dhe ananasi, ndërsa të shmangen dardhat, kokosi dhe shegat.

Grupi B praktikisht duhet t’i shmangë të gjitha farat, përveç arrave, susamit, fara luledielli, kungulli, kikirikë dhe fistikë, si dhe miell gruri dhe thekri. Nenexhiku, sherbelja, çaj jeshil dhe majdanozi janë çajra të shkëlqyer për tipin B, ndërsa pijet e gazuara nuk duhet të konsumohen.