Tek lajthitë gjithçka është shëruese – lëvorja, gjethet, lulet dhe frutat

Bërthama e lajthisë është e pasur me përbërës të çmuar, ka pothuajse më shumë se 70% yndyrë, ndërsa në sasi të mëdha janë të pranishme edhe proteinat, karbohidrat, sheqernat, mineralet, vitamina E, B, celuloza...

Lajthitë përmbajnë edhe vitamina të grupit B, veçanërisht B1 dhe B6, të cilat janë të rëndësishme për masën muskulore dhe energjinë, funksionin e trurit dhe sistemin nervor. Në qoftë se merret në sasi të mjaftueshme, parandalon depresionin, prandaj rekomandohet sidomos për gratë shtatzëna, me qëllim që të shmanget depresioni pas lindjes, e cili është mjaftë i zakonshëm.

Vitamina A e frutit vepron në mënyrë të favorshme ndaj lëkurës dhe flokëve, dhëmbëve dhe imunitetit, por gjithashtu i forcon edhe organet e brendshme. Vitamina E është gjithashtu e rëndësishme për vitalitetin e lëkurës, ndikon në enët e gjakut, mbron zemrën, vitamina K dhe F e stimulojnë metabolizmin, rritjen e flokëve dhe ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të lëkurës.

Lajthia është antioksidant i fortë, pasiqë përmban komponime fenolike, ndërsa në lulet dhe gjethet e freskëta ka një sasi të madhe të vitaminës C, ndërsa në lëvoren dhe gjethet është e pranishme tanina katehinike. Lulet, lëvorja dhe gjethet përdoren në parandalimin dhe trajtimin e verdhëzës, gjatë inflamacionit të mushkërive dhe tensionit të ulët.

Proteinat gjithashtu janë pjesë përbërëse e këtij fruti. Në 100 gram lajthi ka 15 gram proteina, që është rreth 30% e nevojës ditore të një personi.