TEMPERATURAT E LARTA DERI NË 37 GRADË: Si ta freskoni fëmijën tuaj në mënyrë të shëndetshme në këtë vapë?

Kulmi i valës së të nxehtit është përpara, temperaturat sot dhe nesër do të arrijnë 37 gradë. Kjo valë e të nxehtit është e vështirë për të gjithë, e lëre më për fëmijët e vegjël. Lexoni si ta mbroni fëmijën tuaj nga goditja e nxehtësisë.

Kur temperaturat janë kaq të larta, mjekët këshillojnë që është mirë të mos dilni me fëmijën nga ora 10 deri në orën 17. Ju mund të përdorni kondicioner në shtëpi, por sigurohuni që diferenca midis temperaturës së jashtme dhe të brendshme të mos kalojë 8 gradë dhe sigurohuni që ajri i ftohtë nga kondicioneri të mos fryjë drejtpërdrejt tek fëmija.

Ja disa këshilla që do ta ndihmojnë fëmijën tuaj të kalojë këto ditë të nxehta:

Pelenat e pambukut gjatë verës janë më të mira për përdorim sesa ato sintetike; si në rastin e rrobave të pambukut, ato lejojnë rrjedhjen e ajrit dhe nuk mbyllin lëkurën e fëmijës, kështu që do të shmangni më lehtë formimin e një ndezjeje apo skuqjeje;

Hiqni shtresat shtesë të karrocës apo atyre transportuese që i keni, sepse ato nxehen më tepër gjatë vapës; në verë është veçanërisht mirë të vendosni një çarçaf pambuku në karrocë ose transportues.

Mbani llogari në atë se foshnja ka nevojë për më shumë lëngje gjatë verës, ashtu si ju. Nëse ushqeni ekskluzivisht me gji, një fëmijë deri në gjashtë muaj nuk ka nevojë për lëngje shtesë, por për ushqyerje më të shpeshtë dhe më të shkurtër me gji. Nëse nuk ushqeni me gji, jepini fëmijës tuaj ujë të zier dhe të ftohur herë pas here;

Vajrat, kremrat dhe pluhurat kur kombinohen me nxehtësinë e lartë mund të shkaktojnë lehtësisht skuqje dhe ndezje, ndaj shmangni ose zvogëloni përdorimin e tyre.