Top 5 këshillat për zemrën tuaj

Zemra është muskuli më i rëndësishëm në trup, këtë pak a shumë të gjithë e dimë. Por a e dini se si ta ruani shëndetin e zemrës?

Mjekët thonë se çelësi i jetëgjatësisë dhe i jetës së shëndetshme dhe të lumtur është pikërisht zemra. Për të arritur këtë, duhet të mësoni shumë, sepse zemra është një organ mjaft kompleks. Por, pavarësisht kësaj, nëpërmjet këtyre këshillave të dobishme ju do të mund ta mbroni dhe forconi atë.

 Vizitoni rregullisht kardiologun

Thënien – më mirë të parandalohet, se sa të kurohet, duhet ta keni gjithmonë në mendje, sepse mund t’ju shpëtoj jetën. Kthejeni në zakon ekzaminimin e plotë kardiologjik një herë në vit. Matni rregullisht tensionin e gjakut dhe kujdesuni që niveli i yndyrës në gjak të jetë në kufirin e normales.

Ndryshoni menunë ditore

Nuk ka dyshim se, mënyra e të ushqyerit moderne është një nga shkaktarët kryesor të sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë edhe sëmundjet kardiovaskulare. Sheqerin dhe yndyrën që e marrin nëpërmjet ushqimeve dhe pijeve të përpunuara industriale e dëmtojnë zemrën. Zgjidhni ushqime të cilat janë të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale.

Filloni të ushtroni 

Aktiviteti i rregullt fizik është një nga miqtë më të mirë të zemrës. Kardio trajnimet, si çiklizmi, vrapimi dhe noti janë mjaft të dobishme për zemrën, sidomos nëse herë pas here i kombinoni ato me ushtrime të forcës, siç është nritja e peshave.

Mos harroni magnezin

Një nga shprehitë e shëndetshme, është sigurisht edhe futja e mjaftueshme e magnezit në organizëm, i cili është përgjegjës për funksionimin e muskujve, sistemit nervor dhe për zvogëlimin e lodhjes dhe stresit. Për fat të keq, shumica e njerëzve këtë mineral nuk e marrin nëpërmjet ushqimit.

                                                                           Më pak nervozë

Një numër i madh ekspertësh, stresin e konsiderojnë si shkakatar kryesor të sëmundjeve të zemrës. Problemet e përditshme në punë dhe në familje do të bëjnë punën e tyre. Shmangni situatat stresuese dhe bëni atë që ju kënaq – dilni me miqtë, dëgjoni muzikën e preferuar, meditoni…