Transformimi që shpëton jetë: Kam ardhur me 147 kg, dhe tani, për tre javë, pesha është ulur në 127, për mua është një fat i madh, thotë Ilija Petrovski

Pas vetëm tre javëve në klinikën “Zhan Mitrev”manastirasi Petrovski tashmë mund të lëvizë vetë dhe të vazhdojë jetën pa rrezikun e shumë sëmundjeve të tjera që shkaktohen nga mbipesha.

Pacienti shtatëdhjetë vjeçar nga Manastiri është një shembull tjetër i cili pas trajtimit në klinikën Zhan Mitrev me sukses arriti të mënjanojë peshën e tepërt. Petrovski, pasi ka kaluar vetëm 3 javë në klinikën Zhan Mitrev, tashmë mund të lëvizë vetë dhe të vazhdojë jetën pa rrezikun e shumë e sëmundjeve të tjera që shkaktohen si pasojë e mbipeshës.

  • “Ai u shtrua në spital në një gjendje të rëndë shëndetësore me peshë të tepërt dhe me shumë vështirësi në frymëmarrje. Me trajtimet e duhura, qasjen e kombinuar mjekësore dhe regjimin dietik, ai humbi më shumë se 20 kilogramë. Ai ndihet shumë më mirë dhe u largua nga klinika duke premtuar se do t’i përmbahet rreptësisht rekomandimeve të dhëna”-sqarojnë nga klinika.

“Kam ardhur për mjekim në Klinikën “Zhan Mitrev” sepse kam pasur probleme të mëdha, vështirësi në frymëmarrje, mbipeshë. Kam ardhur me 147 kg, dhe tani, për 3 javë, pesha është ulur në 127, për mua është një fat i madh. Tani përsa i përket frymëmarrjes ndihem shumë më mirë”, thotë Petrovski.

Dëshminë për transformimin e pacientit 70 vjeçar nga Manastiri që luftoi këtë sëmundje të ditëve të sotshme, mund ta ndiqni në videon më lartë.