Tre mënyrat se si të ngopeni me ushqim të shëndetshëm

Proteinat e stimulojnë metabolizmin, ndërsa studimet tregojnë se ato ngopin më shumë se sa karbohidratet dhe yndyrnat.

Nuk janë të ralla rastet që të kemi të ashtuquajturin “vakt të shëndetshëm” dhe pas një ose dy orësh të ndjehemi të uritur. Arsyeja është se ushqimit i mungon ndonjë element kyç i cili mundëson ngopjen, energjinë dhe ndjenjë se e kemi kënaqur oreksin. Ja se si ta arrijmë këtë:

Në vaktin tuaj shtoni perime të pasura me fibra bimore. Rekomandohet që perimet të shtohen në çdo vakt, madje edhe në mëngjes. Është shumë ushqyes, përmban pak kalori dhe është plot me antioksidantë, sidomos fibra bimore. Ata e ngadalësojnë tretjen, që do të thotë se do të ketë furnizim të vazhdueshëm me energji në organizëm për një periudhë të gjatë kohore. Perimet që përmbajnë më shumë fibra janë: lulelakra, sallata jeshile, brokoli, lakra jeshile dhe lakra e Brukselit.

Shtoni proteina cilësore në vaktin tuaj. Proteinat e stimulojnë metabolizmin, ndërsa studimet tregojnë se ato ngopin më shumë se sa karbohidratet dhe yndyrnat. Prandaj, sigurohuni që në vaktin tuaj të shtoni ndonjë artikull ushqimor që përmban proteina cilësore, si vezë apo jogurt.

Mos i harroni yndyrnat bimore. Nuk ka dyshim se yndyrnat ngopin. Nëse keni ngrënë sallatë pa salcë, sigurisht që e dini ndryshimin e ndjenjës së ngopjes krahasuar me atë nëse i hidhni vetëm vaj ulliri sallatës. Frika nga yndyra u krijua në bazë të hulumtimeve në vitet e ’50-ta të shekullit të kaluar, të cilat në botën e sotme shkencore konsiderohen të pavlefshme. Burime të shkëlqyera të yndyrës janë: avokado, farat, frutat e thatë, vaji i ullirit dhe kokosit.