Tre ndryshimet jetësore që zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit

Nëse një nga vendimet e juaja kryesore për vitin 2019 është përmirësimi i shëndetit, atëherë pjesë e atij qëllimi duhet të jetë zvogëlimi i rrezikut të zhvillimit të kancerit, thonë ekspertët.

“Përderisa rrezik faktorët e shfaqjes së kancerit, siç është historia e familjes dhe plakja nuk mund të kontrollohen, por ndryshimet në stilin e jetës, si zakonet e të ushqyerit, aktiviteti fizik dhe heqja dorë nga pirja e duhanit mund të zvogëlojë rrezikun”, thekson Dr. Elias Obeid.

Mamografia është gjithashtu e rëndësishme, pasiqë mund të zbulojë sëmundjen në një fazë të hershme derisa sëmundja akoma mund të trajtohet.

“Rekomandimet e rregullta të ekzaminimeve janë po aq të rëndësishme sa edhe modifikimi i stilit të jetesës, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i shfaqjes së kancerit. Ekzaminimet e rregullta në masë të madhe mund të rrisin gjasat për zbulimin e hershëm të kancerit, kur ekziston një shans i madh që gjendja të trajtohet në mënyrën e duhur përpara se të diagnostikohen simptomat”, shton Dr. Obeid.

Sa i përket stilit të jetesës, studiuesit kanë vlerësuar se mbi 20% e të gjitha llojeve të kancerit në SHBA kanë të bëjnë me yndyrën e tepërt në trup, pasivitetin fizik, përqendrimin e lartë të alkoolit në gjak dhe ushqimin e keq.

“Nëse kujdeseni për atë që hani, atëherë ajo mund t’ju ndihmojë të kontrolloni peshën tuaj trupore dhe të mbani indeksin e masës trupore në nivelin optimal. Nëse jeni mbipeshë, humbja edhe e një mase të vogël yndyre ka përfitime dhe shërben si pikënisje e shkëlqyer”, thekson Dr. Obeid.

Stërvitja e rregullt gjithashtu e zvogëlon rrezikun e kancerit, ndërsa në studim citohet se të rriturit duhet të bëjn të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar ose 75 minuta aktivitet intensiv çdo javë.

“Pirja e duhanit është shkaku kryesor i shfaqjes së kancerit, por pa marrë parasysh se sa kohë pini duhan, dhe pavarësisht moshës, heqja dorë nga duhani mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të tjera kronike”, shpjegon Dr. Obeid.