Trendi i ri: A do të pinit kafe me shije të brokolit?

Pas shijes së shafranit të Indisë, kungullit, madje edhe qymyri aktiv në kafe, trendi më i fundit është espresso, kapuçino dhe kafe-late nga brokoli.

Nuk nevojiten shumë përbërës për të bërë një kafe të mirë, por bota vazhdimisht po eksperimenton me shije të reja që i shtohen pijes së preferuar dhe e fundit është shija e brokolit.

Pas shijes së shafranit të Indisë, kungullit, madje edhe qymyri aktiv në kafe, trendi më i fundit është espresso, kapuçino dhe kafe-late nga brokoli. Përkatësisht, një dyqan kafeje në Melburn e vendosi këtë shije në ofertën e tyre, duke pretenduar se ishte një version i shëndetshëm i krijimtarisë popullore.

Punonjësit në kafenenë e “Commonfolk” pohojnë se dy lugë çaji brokoli pluhur japin një sasi materiesh ushqyese, si një porcion me brokoli.

“Ne zbuluam se ka një grup të madh adhuruesish të brokolit të cilët kujdesen për shëndetin dhe të cilëve e pëlqen kjo kafe, njejtë si ata që e duan kafen me panxhar ose shafran Indie”, tha pronari i kafenës australiane Sam Keck.

Edhe pse pija është plot me proteina dhe fibra të mira, Keck pranon se reagimet ndaj një kafeje të tillë janë të ndryshme.

Pas kafesë me brokoli – çfarë vjen?!