Truke përmes së cilave do të zgjoni metabolizmin për 15 minuta

E tretni ushqimin me vështirësi, keni probleme me gazrat dhe ndjeheni të rënduar... Duhet të ndërrmerni diçka!

Me ndihmën e këtyre trukeve, në mënyrë të shëndetshme, të shpejtë dhe të thjeshtë, përveç se do të largoni simptomat që ju shqetësojnë, lehtësisht do të ndihmoni në tretjen e shpejt të ushqimit dhe do të nxitni metabolizmin.

Vaj ulliri + limon

Gëlltisni një lugë gjelle vaj ulliri, të holluar me lëng limoni. Ky është një ilaç shtëpie për stimulimin e tretjes, i cili më së miri është të konsumohet në mëngjes ose disa orë pas një vakti.

Ujë i vakët + limon

Në një gotë me ujë të ngrohtë shtrydhni një limon të tërë dhe pijeni. Këtë pije mund t’a konsumoni edhe për të parandaluar problemet e mundshme të sistemit të tretjes.

Sodë buke + ujë i vakët 

Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni gjysmë luge çaji sode buke dhe përzijeni. Ky është një produkt i cili njihet prej kohësh si një aleat i tretjes së keqe, por është e rëndësishme të theksohet se duhet të përdoret sodë medicinale.

Këto këshilla janë të mirëpritura kur tretja është aq e ngadaltë, sa që menjëherë i nevojitet ndihma e jashtme. Por që të mos i ndieni këto shqetësime në sistemin e tretjes, mos harroni që në menunë e përditshme të përfshini këto:

  • ujë;
  • probiotik;
  • fruta dhe perime të pasura me fibra (fasule, karrota, brokoli, portokall…);
  • drithëra (elb, tërshërë, oriz …).

Dhe, sigurisht, mos harroni që të lëvizni, le të jetë të paktë një shëtitje prej 10 minutave nëpër lagjen ku jetoni.