UDHËZUES: Të gjitha masat dhe këshillat në luftën kundër koronavirusit

Për ta bërë më të lehtë për ju ndjekjen e masave që zbatohen në nivel kombëtar, kemi bashkuar të gjitha rekomandimet dhe udhëzimet aktuale. Të kujdesemi për njëri-tjetrin, të ndihmojmë të moshuarit.

Për të gjithë udhëtarët (të rritur dhe fëmijë) që vijnë nga vendet me rrezik të COVID-19, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të MSH për sëmundjet infektive dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, rekomandohet izolimi në shtëpi prej 14 ditësh nga data e hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për kontaktet në rastin e konfirmuar me COVID-19, Inspektoriati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor lëshoi zgjidhje të mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit në shtëpi.

Izolimi në shtëpi nënkupton qëndrimin 24-orësh në shtëpi për 14 ditë me rradhë:

♦ Akomodimi në një dhomë të veçantë (mundësisht),

♦ Mbajtja e detyrueshme e maskës mbrojtëse (maskë kirurgjikale),

♦ Vetë-kontrolli – matja e temperaturës së trupit të paktën dy herë në ditë,

♦ Komunikimi me familjarët në një distancë prej të paktën 2 metra,

♦ Larja e shpeshtë e duarve për të paktën 20 sekonda, dhe ruajtja e higjenës personale dhe të përgjithshme të shtëpisë,

♦ Ajrosja e shpeshtë e shtëpisë, sidomos dhoma ku qëndron personi që është në izolim shtëpiak,

♦ Përdorimi i rregullt i dezinfektuesve me bazë alkooli dhe klori,

♦ Të rriturit ose personat e sëmurë kronikë të mos shkojnë në punë,

♦ Nëse shfaqen simptoma të tilla si ethe dhe temperatura e lartë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, nganjëherë lodhje, dhimbje muskulore, diarre, personi të telefonojë shërbimin “Alo Mjeku”.

Kë të kontaktoni në rast të simptomave:

ÇFARË NËSE NUK I RESPEKTONI MASAT E VETË-IZOLIMIT, DOMETHËNË KARANTINË 

A janë qytetarët e detyruar të respektojnë kërkesat e organeve kompetente për parandalimin e infeksionit?


Çfarë është vetë-izolimi?

Nëse keni kaluar nëpër vende ku epidemia është në përhapje ose keni pasur kontakte të ngushta me një person që është infektuar me virusin në 14 ditët e fundit, është shumë e rëndësishme të izoloheni nga njerëzit e tjerë, edhe nëse nuk keni shfaqur simptoma. Vetë-izolimi në thelb nënkupton qëndrimin në shtëpi për 14 ditë, matje të rregullt të temperaturës së trupit dhe kontakt të rregullt me mjekun kompetent për të monitoruar gjendjen dhe, nëse është e përshtatshme, të përfundojë mbikëqyrjen shëndetësore.

Çfarë është karantina?

Karantina është izolim që konsiston në kufizimin e lëvizjes së të sëmurëve ose të dyshuarve ose kontaktimit të pacientëve me sëmundje të caktuara me rrezik të lartë, në dhoma të dedikuara ku rreziku i përhapjes së infeksionit zvogëlohet në masën më të ulët të mundshme në prani të stafit që përdor pajisje mbrojtëse të përshtatshme dhe me regjim të caktuar të lëvizjes dhe sjelljes.

Çfarë ndodh nëse dikush nuk vepron sipas masave të caktuara për parandalimin e përhapjes së infeksionit?

Gjobë nga 300 deri në 650 euro në kundërvlerë të denarit do të shqiptohet për kundërvajtje ndaj personit fizik, nëse:

  • Zbulohet ose dyshohet për sëmundje infektive, dhe nuk i merr masat e përcaktuara me Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive
  • Nuk raporton sëmundje ngjitëse, dmth., dyshohet për sëmundje ngjitëse ose agjent shkaktar
  • Refuzon izolimin, trajtimin e detyrueshëm ose masën tjetër sipas nenit 28, ose karantinës sipas nenit 29 të Ligjit
  • Refuzon ose parandalon ndryshe zbatimin e mbikëqyrjes së parashikuar me ligj
  • Refuzon dezinsektimin e detyrueshëm
  • Nuk kryen ose shmang kontrollimin e detyrueshëm shëndetësor.

CILAT JANË SIMPTOMAT E KORONAVIRUSIT?

Koronavirusi thuhet se është grup i viruseve, ndërsa simptomat aktuale devijojnë nga ato të njohurat. Sipas shkrimeve të profesionistëve, ekzistojnë tre simptoma kryesore të infeksionit me koronavirusin e ri:

  • Temperatura,
  • Kollitja,
  • Vështirësi në frymëmarrje.

Sipas Qendrës Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve, simptomat shfaqen dy ditë pas kontaktit me personin e infektuar.

ÇFARË MUND TË BËNI DHE ÇFARË NUK DUHET TË BËNI PËR TË MBROJTUR VETEN:

PO. Lani duart tuaja për të paktën 20 sekonda, disa herë në ditë. Përdorni sapun dhe ujë, si dhe dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool:

  • Para gatimit
  • Pas përdorimit të tualetit
  • Pasi të keni fryrë hundën, kolliteni ose teshtini

MOS i prekni sytë, hundën dhe gojën me duar. Nëse dikush në afërsinë tuaj ka qenë në kontakt me virusin, shumë lehtë mund të transmetoni virusin përmes prekjes.


PO. Mësoni të gjitha simptomat e ngjajshme me gripin:

  • Temperaturë
  • Kollë
  • Vështirësi në frymëmarrje

MOS mbani maskë përveç se nëse jeni i sëmurë. Maskat i mbrojnë të tjerët nga përhapja e virusit te një personi të infektuar, por nëse jeni i shëndetshëm, ndryshe nuk do ju ndihmojë.


PO. Mendoni për këtë, ndoshta vendet publike duhet të shmangen nëse jeni mbi 60 vjeç, keni probleme shëndetësore… Tani dihet që grupet e rrezikuara janë të moshuarit, ata me probleme të zemrës, sistemin e frymëmarrjes dhe diabetin.

MOS udhëtoni nëse keni temperaturë. Nëse sëmureni gjatë fluturimit, menjëherë informoni autoritetet. Kur të ktheheni në shtëpi, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.