Uji i gazuar e dëmton ose i shërben organizmit?

Nëse keni probleme me sistemin e tretjes, me siguri do të dëshironi të pini një gotë me ujë të gazuar, por ekspertët paralajmërojnë se ka mjaft arsye kundër konsumi të shpeshtë të ujit të gazuar.

Nëse keni probleme me sistemin e tretjes, me siguri do të dëshironi të pini një gotë me ujë të gazuar.

Uji mineral në kombinim me flluskat CO2 është provuar të jetë efektiv në stimulimin e sistemit digjestiv. Autorët e studimit të botuar në „European Journal of Gastroenterology and Hepatology“, paraqitën të dhënat që tregojnë se uji mineral mund t’i lehtësojë simptomat e tretjes së dobët dhe kapsllëkut.

Por ekspertët paralajmërojnë se ka mjaft arsye që janë kundër konsumit të shpeshtë të ujit të gazuar. Uji me flluska CO2, në fakt uji i karbonizuar mund të shkaktojë prishjen e dhëmbëve dhe shtimin e peshës, shkruan “New York Post”.

Flluskat e dioksidit të karbonit në ujë shkaktojnë acid të dobët karbonik. Stomatologu nga Londra, Adam Thorn, thekson se ajo mund t’i dëmtojë dhëmbët.

“Flluskat mund të shkaktojnë erozion të smaltit të dhëmbëve, të cilat me kalimin e kohës mund të çojnë në zverdhjen dhe dhimbjene e dhëmbëve”.

Nga ana tjetër, eksperti amerikan dhe zëdhënësi i Shoqatës Amerikane të Stomatologëve, Edmond R. Hewlett, nuk pajtohet me këtë pretendim.

Studimet e mëparshme kanë treguar se uji i gazuar gjithashtu mund të shkaktojë edhe shtim në peshë

“Aroma por jo edhe karbonizimi, e zvogëlojnë vlerën e pH deri në nivelin e dëmshëm, i cili mund të shkaktojë probleme të dhëmbëve për shkak të konsumit të shpeshtë”, tha Hewlett.

Megjithatë, ai pranoi se është e nevojshme që të kryhen hulumtime të mëtejshme për të përcaktuar nëse uji i gazuar dhe pa aromë kanë efekt të dëmshëm mbi shëndetin oral.

Studimet e mëparshme kanë treguar se uji me gaz mund të shkaktojë shtim në peshë, edhe pse përmban pak kalori. Kjo shpjegohet për faktin se flluskat e dioksidit të karbonit mund të shkaktojnë ndjenjë të madhe të urisë, gjë që nuk do të ndodhte nëse do të pinin ujë “të thjeshtë”.