Ushqim që rrit nivelin e kolagjenit në trup

Me kalimin e viteve fillon të dobësohet prodhimi i kolagjenit në trup, ndërsa për shkak të mungesës së kolagjenit shfaqen edhe shenjat e para të plakjes, siç është dhimbja e nyjeve, rrudha dhe lëkurë e varur.

Kolagjeni është proteina më e përfshirë në trupin tonë, i cili gjendet në kocka, në enët e gjakut, në tendina, muskuj, lëkurë dhe sistemin e tretjes. Kjo proteinë, së bashku me keratinin, i kompenson qelizat e vdekura të lëkurës dhe e mban atë të fortë dhe elastike.

Ekzistojnë 19 lloje të proteinave, nga ku katër janë më të rëndësishme. Ato janë të shënuara me numra romakë dhe secila prej tyre ka rol të veçantë. Kështu, kolagjeni i tipit IV gjendet në membrana, tipi i III në indet embrionale, tipi II në kërce dhe tipi I në eshtra.

Me kalimin e viteve fillon të dobësohet prodhimi i kolagjenit në trup, ndërsa për shkak të mungesës së kolagjenit shfaqen edhe shenjat e para të plakjes, siç është dhimbja e nyjeve, rrudha dhe lëkurë e varur.

Në prodhimin e ngadaltë ndikon ekspozimi i tepërt në diell, ushqimi i pasur me sheqerna dhe duhani, ndërsa sëmundjet që shoqërohen me mungesën e kësaj proteine, më së shpeshti shfaqen për shkak të problemeve të tretjes që ndikon në prodhimin e kolagjenit, kombinim i dëmtimeve gjenetike dhe konsumi i ulët i ushqimeve që përmbajnë proteina.

Kolagjeni është i nevojshëm për shëndetin e dhëmbëve, thonjve dhe flokëve, për sistemin kardiovaskular, për vitalitetin dhe muskujt, për shëndetin e eshtrave dhe nyjeve, lëkurës dhe mëlçisë, si dhe për metabolizmin.

Kolagjeni në ushqim

Ushqimi i duhur dhe aktiviteti fizik mund të zvogëlojnë humbjen e kolagjenit, kështu që është mirë të dimë se në cilat ushqime gjendet.

Ekzistojnë disa mënyra natyrale që janë efektive në rritjen e proteinave në trup, një ndër to është edhe ushqimi. Me ushqimet që janë burim i proteinave gjithashtu lidhet edhe niveli i kolagjenit, siç është mishi i pulës, frutat e detit, mishi lopës, peshku dhe vezët.

Ushqimet me të cilat mund të rrisin nivelin e kolagjenit në organizëm:

  • perimet jeshile;
  • fruta dhe perime të kuqe;
  • acide yndyrore omega;
  • mish gjeldeti;
  • vaj avokado;
  • produkte të sojës;
  • bishtajoret;
  • boronicat dhe kumbullat e thata;
  • ushqime të pasura me squfur;
  • çokollata e zezë;
  • çaj i bardhë.

Shumë faktorë e inkurajojnë dhe mbështesin prodhimin e kolagjenit në trup, ndërsa tek disa prej tyre gjendet edhe mangan, bakër, ushqime me ngjyrë të verdhë, vitaminë C, prolinë dhe ushqime të pasura me antocianine. Kushtojini vëmendje të veçantë konsumit të tyre.

Ushqimi i cili stimulon prodhimin e kolagjenit:

  • magnez: spinaqi, bajamet, avokado;
  • hekuri: vishnje, tofu, drithërat;
  • aminoacide: mish qengji, karkaleca, djathi i freskët;
  • zink: mish qengji, guacat e detit, thjerrëzat dhe vezët.