Ushqimi mund të ndikojë në fillimin e menopauzës

Ushqimi i pasur me karbohidrate mund të shkaktojë menopauzë të hershme, tregoi studimi i Universitetit të Leeds.

Në studimin e publikuar në “Journal of Epidemiology & Community Health” thuhet se ushqimi, i cili është i pasur me makarona dhe oriz, shoqërohet me menopauzë më të hershme krahasuar me fillimin mesatar të menopauzës rreth moshë 51 vjeçare.

Hulumtimi i Universitetit të Leeds tregoi se ushqimi i pasur me peshk të yndyrshëm, me bizele, fasule dhe thjerrëza, mund të shtyj menopauzën për një vit e gjysëm.

Por ekspertët shtojnë se shumë faktorë të tjerë, përfshirë gjenet, ndikojnë në fillimin e menopauzës, thotë “BBC”.

Ushqimi i pasur me peshk të yndyrshëm, me bizele, fasule dhe thjerrëza, mund të shtyj menopauzën për një vit e gjysëm.

Autorët e studimit theksojnë se studimi i tyre është vetëm një vëzhges dhe se nuk i dëshmon shkaqet, por ofron shpjegime të mundshme të cilat qëndrojnë prapa zbulimeve të tyre.

Për shembull, bishtajoret përmbajnë antioksidantë të cilat mund të vazhdojnë ciklin menstrual më gjatë.

Karbohidratet e rafinuara rrisin rrezikun e rezistencës ndaj insulinës, çka mund të ndikonë në hormonet seksuale dhe të rris nivelin e estrogjenit.