Ushqimi që stimulon humbjen e peshës dhe ul kolesterolin e keq

Ushqimet e pasura me fibra janë kyç për ruajtjen e vijës trupore, ndërsa në këtë drejtim përveç perimeve do t'ju ndihmojnë edhe frutat si: molla, dardha dhe frutat e pyllit.

Ushqimi i pasura me fibra dietike ju bën që të ndjeheni të ngopur për një kohë më të gjatë, e zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq në gjak, por gjithashtu e nxit edhe dobësimin.

Nëse doni të humbni disa kilogramë, është koha që t’i përdorni bishtajoret gjatë të ushqyerit. Një studim i kohëve të fundit tregoi se vetëm një vakt prej 150 gr fasule, bizele, naut ose thjerrëza në ditë, mund të përshpejtojë procesin e humbjes së peshës.

Studimi kanadez, i udhëhequr nga Dr. Russell de Souza, tregoi se konsumi i këtij lloji ushqimi i pasur me fibra redukton nivelin e kolesterolit të keq me 5%, ndërsa kështu e zvogëlon edhe mundësinë e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Përveç kësaj, ngopin në mënyrë efektive dhe parandalon sulmet e papritura të urisë, ku në 90% të rasteve janë fajëtor për dështimin e dietave.

“Bishtajoret e rrishin ndjenjën e ngopjes me 31%, për shkak të së cilës të anketuarit morrën më pak ushqim. Megjithëse nuk kanë humbur shumë kilogramë, rezultatet treguan se bëhet fjalë për ushqimet që ndihmojnë në humbjn e peshës, por gjithashtu e parandalon efektin yo-yo”, theksoi Dr. De Souz.

Në një studim të madh që u zhvillua në SHBA për 24 vjet u realizua me 124 086 burra dhe gra, nga ku u vërtetua se ushqimet e pasura me fibra janë vendimtare në mbajtjen e vijës trupore, ndërsa në këtë drejtim përveç perimeve do t’ju ndihmojnë edhe frutat si: molla, dardha dhe frutat e pyllit.