Ushqyerja me gji mund t’i mbrojë foshnjat nga bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

Rezultatet e hulumtimit treguan se foshnjat të cilat janë ushqyer me gji për të paktën gjashtë muaj, kanë një numër më të vogël të baktereve rezistente në sistemin e tyre digjestiv, në krahasim me të sapolindurit të cilët janë ushqyer me gji për shkurt kohë ose aspak.

Sipas një studimi të zhvilluar në Finlandë, ushqyerja me gji mund të sigurojë mbrojtje për të sapolindurit nga bakteret e rrezikshme të cilat janë rezistente ndaj antibiotikëve. Çdo vit, mbi 200 000 të sapolindur vdesin nga infeksionet e shkaktuara nga bakteret që janë rezistente ndaj antibiotikëve.

Rezultatet e hulumtimit treguan se foshnjat të cilat janë ushqyer me gji për të paktën gjashtë muaj, kanë një numër më të vogël të baktereve rezistente në sistemin e tyre digjestiv, në krahasim me të sapolindurit të cilët janë ushqyer me gji për shkurt kohë ose aspak.

Gjithashtu është vërejtur se, të sapolindurit e nënave të cilat merrnin antibiotikë gjatë kohës së lindjes kishin sasi më të mëdha të baktereve rezistente ndaj antibiotikëve në zorrë. Për fat të keq, është treguar se ky efekt është ende i pranishëm edhe pas gjashtë muajve pas lindjes.