Vaji i lirit: për cilat sëmundje dhe si përdoret?

Vaj liri mund të shtohet në ushqim për të përmirësuar funksionet e përgjithshme njohëse, ndërsa përdoret i freskët pasiqë me përpunimin termik i humbet vetitë shëruese.

Vaji i lirit zakonisht përdoret tek sëmundjet dhe gjendjet e mëposhtme.

  • Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut (kolesteroli i lartë, trigliceridet, arterioskleroza, tensioni i lartë i gjakut);
  • Tek sëmundjet inflamatore dhe autoimune të nyjeve;
  • Gjëndra tiroide;
  • Tek sëmundjet neurologjike, siç është sëmundja e Parkinsonit;
  • Sëmundja e Alzheimerit;
  • Depresioni.

Gjithashtu mund të përdoret edhe për të përmirësuar funksionet e përgjithshme njohëse, sidomos gjatë shtatzanisë dhe tek ushqimi i fëmijëve. Gjithashtu përdoret për të rregulluar edhe jashtëqitjen tek të rriturit. Tek problemet gjinekologjike veçanërisht lidhet me funksionin e hormonit estrogjen, hulumtuesit janë të përmbajtur, sepse akoma nuk është plotësisht e përcaktuar nëse liri dhe vaj i lirit do ta ndihmojnë më shumë ose më pak problemin, kështu që duhet të bëni kujdes gjatë përdorimit.

Sidoqoftë, duhet të bëhet kujdes gjatë përdorimit të vajit të lirit, pasi tek personat me peristaltikë të fortë ose me mukozë të dëmtuar të zorrëve, mund të shkaktojë efekt laksativ dhe të vijë deri te jashtëqitja e butë.

Si ta përdorni vajin e lirit?

Në ushqim, vaji i lirit përdoret vetëm i papërpunuar termikisht, pasiqë me ekspozimi ndaj temperaturës së lartë humbasin vetitë shëruese. E rëndësishme është që të përdoret vaji i freskët i lirit, me cilësi të ruajtura, të ruajtur në shishe të errëta dhe të mbyllura në vende të ftohta që të mos oksidohet, në këtë mënyrë do të jetë i dëmshëm për trupin.

Gjithashtu mund të përdoret edhe burim i shkëlqyer i yndyrnave në formën e papërpunuar, kështu që ju mund ta shtoni të freskët në ushqimin tuaj të përgatitur. Me këtë vaj mund të përgatiten edhe salca të ndryshme të cilat nuk përpunohen termikisht, si edhe në supën e gatuar paraprakisht.