Verapamili mund të përmirësojë funksionin e beta qelizave tek pacientët me diabet të tipit 1

Verapamil është terapia e parë e cila ka treguar efekte të rëndësishëm klinike në ruajtjen e funksionit të qelizave beta në pankreas dhe prodhimin e insulinës tek pacientët me diabet të tipit 1

Antihipertensivët e gjeneratës së vjetër, verapamili, mund të përmirësojë funksionin e beta qelizave pankreatike tek të sëmurit me diabet të tipit 1, tregoi studim i ri. Në fakt, rezultatet kanë treguar se verapamili mund të stimulojë funksionin e beta qelizave të mbetura tek pacientët me diabet të tipit 1.

Verapamil është ilaç i grupit të quajtur bllokuesit e kanaleve të kalciumit, i cili përdoret për të trajtuar aritminë (çrregullim i ritmit të rrahjeve të zemrës) dhe tensionin e lartë të gjakut

Që prej më herët është vërejtur se pacientët me diabet të tipit 1 dhe 2, të cilët janë me terapi verapamili kanë mesatarisht nivel më të ulët të glukozës gjatë urisë.

Verapamil është terapia e parë e cila ka treguar efekte të rëndësishëm klinike në ruajtjen e funksionit të qelizave beta në pankreas dhe prodhimin e insulinës tek pacientët me diabet të tipit 1, deklaruan ekspertët.

Duhet të theksohet se efektet anësore që kanë të bëjnë me përdorimin e verapamilit ishin të lehta dhe se askush nuk kërkoi që të ndalonte trajtimin ose të zvogëlonte dozën. I vetmi efekt anësor i cili u vërejt gjatë ekzaminimit klinik ishte kapsllëku, shkruan “Nature Medicine”.