Vetëm spinaqi i tillë është i shëndetshëm!

Jo të gjithë artikujt ushqimor janë po aq të shëndetshëm kur janë të freskët dhe kur trajtohen me nxehtësi

Nëse doni që spinaqin ta përdorni në mënyrën më të shëndetshme të mundshme atëherë duhet ta copëtoni dhe të vendosni në smoothie në një gjendje të freskët. Nëse e gatuani  këtë perime të gjelbër “i shkatërroni” antioksidantët e saj, por në qoftë se e përzieni me jogurt ose qumësht do të lirohet përbërësi ushqimor i fuqishëm – lutein.

Gatimi apo tiganisja e spinaqit është mënyra më e mirë për të shkatërruar luteinin të cilin e përmban. Luteini ndihmon në uljen e rrezikut të infarktit dhe parandalon dëmtimin e shikimit.

Profesionistët nga Universiteti i Suedisë kanë testuar mënyra të ndryshme për përgatitjen e baby spinaq, për të përcaktuar se çfarë ndodh me përbërësit ushqimor që i përmban. Ata arritën në përfundimin se më mirë është që spinaqi të mos ngrohet aspak dhe se është mirë që të përdoret në smoothie me qumësht me yndyrë të plotë ose jogurt.

Kur spinaqi është i prerë në copa më të vogla, lirohet më shumë lutein nga gjethet, ndërsa yndyra e rrit bashkimin e luteinit me lëngjet. Pa marrë parasysh nëse e gatuani ose e tiganosni spinaqi, sa më gjatë që të përpunohet termikisht aq më keq është. Është vërtetuar se luteini i ndihmon njerëzit që kanë enë të ënjtura të gjakut ose kanë sëmundjen koronare të arterieve. Gjithashtu është i njohur edhe si vitaminë për sytë, pasiqë parandalon dëmtimin nga dielli.