“Zemra mekanike” – një zgjidhje për dështimin kronik të zemrës- Në Klinikën Zhan Mitrev është realizuar me sukses operacioni i 31-të me implantim të mbështetjes mekanike të qarkullimit të zemrës.

Dështimi kronik i zemrës është një sëmundje serioze e karakterizuar nga përkeqësimi progresiv i muskulit të zemrës, i cili nga ana tjetër çon në uljen e cilësisë së jetës së pacientëve me këtë problem.

Pompa e sistemit LVAD implantohet apikalisht në barkushen e majtë, përballë vetë valvulës mitrale dhe lidhet me pjesën e përparme të aortës me ndihmën e një grafti pikërisht mbi valvulin e aortës. Tek i cili është kryer procedura LVAD, pas së cilës po rikuperohet me sukses dhe së shpejti do të dërgohet për shërim në shtëpi.

Ekipi i mjekëve në klinikën e “Zhan Mitrev”, të udhëhequr nga doktor Zhan Mitrev, së fundmi kanë kryer me sukses operacionin e njohur edhe si “zemra mekanike” për zgjidhjen e insuficiencës kronike të ventrikulit të majtë. Te pacienti me sëmundje koronare terminale, ku për shkak të mjekimit afatgjatë, kishte dobësim të madh të muskulit të zemrës, i është implantuar e ashtuquajtura “zemër mekanike”, gjatë së cilës është vendosur një pompë speciale që mbetet në trupin e pacientit dhe zëvendëson punën e zemrës. Pacienti ndihet mirë pas këtij operacioni dhe po rikuperohet pas operacionit.

“Ky operacion është i nevojshëm për pacientët që përballen me insuficiencë kardiake, e cila është një gjendje afatgjatë që përkeqësohet me kalimin e kohës. Ndodh kur muskuli i zemrës dobësohet dhe nuk është në gjendje të pompojë mjaftueshëm gjak për të përmbushur kërkesat e trupit për funksionimin normal. Është i shpeshtë edhe te pacientët më të rinj, por me këtë metodë dhe këtë operacion ata mund të vazhdojnë të jetojnë. “Për shkak të shpeshtësisë së kësaj sëmundjeje, operacioni me mbështetje mekanike të integruar të qarkullimit të zemrës është një metodë e praktikuar shpesh dhe për momentin është e vetmja zgjidhje afatgjatë që mundëson zgjatjen e jetës së pacientit të sëmurë rëndë”, thotë Dr. Mitrev.

ZGJIDHJA E VETME AFATGJATE operacioni me mbështetje mekanike të integruar të qarkullimit të zemrës është një metodë e praktikuar shpesh dhe për momentin është e vetmja zgjidhje afatgjatë që mundëson zgjatjen e jetës së pacientit të sëmurë rëndë”

Ky operacion është një nga më të ndërlikuarit. Në klinikën “Zhan Mitrev” kryhet për gjashtë vite, gjatë të cilave deri më tani janë kryer 31 ndërhyrje të tilla.

Dështimi i zemrës mund të jetë akut dhe zakonisht zgjidhet pas trajtimit adekuat dhe në kohë, por mund të bëhet kronik ose të përfundojë me vdekje.
Nëse dështimi i zemrës nuk diagnostikohet dhe trajtohet në mënyrë adekuate, çon në cilësi të dobët të jetës, trajtime të shpeshta spitalore po mund të çojë edhe në humbjen e jetës së pacientit.

Në Evropë, mbi 15 milionë njerëz vdesin nga dështimi i zemrës çdo vit, duke e bërë këtë gjendje një nga shkaqet kryesore të vdekjeve.

Procedura Kirurgjikale: Procedura kirurgjikale kryhet në kushte të anestezisë së përgjithshme dhe qarkullim ekstrakorporal

Shkaqet më të zakonshme të dështimit të zemrës janë:

  • Sëmundjet koronare të zemrës
  • Tensioni i lartë i gjakut
  • Aritmitë (ritmi i parregullt i zemrës)
  • Sëmundjet valvulare
  • Kardiomiopatitë kongjenitale dhe të fituara (zemra e dobët)
  • Anomalitë kongjenitale të zemrës
  • Diabeti
  • Sëmundjet e muskujve të zemrës
  • Infeksioni i zemrës/ose valvulave të zemrës
  • Dëmtimi i muskulit të zemrës nga infarkti i miokardit

Dështimi i zemrës mund të jetë akut dhe zakonisht zgjidhet pas trajtimit adekuat dhe në kohë, por mund të bëhet kronik dhe madje të rezultojë me vdekje. Dështimi kronik i zemrës ndodh gradualisht, pra nuk është i panjohur, por shumë shpejt çon në humbjen e cilësisë së jetës së pacientit.

Dështimi kronik i zemrës

Dështimi kronik i zemrës është një sëmundje serioze e karakterizuar nga përkeqësimi progresiv i muskulit të zemrës, i cili nga ana tjetër çon në uljen e cilësisë së jetës së pacientëve me këtë problem.
Qëllimi që duam të arrijmë duke trajtuar dështimin kronik të zemrës është të ngadalësojmë ose ndalojmë përparimin e kësaj sëmundjeje. Kështu edhe numrin e shtrimeve të përsëritura në spital, dhe natyrisht uljen e shkallës së vdekshmërisë.

LLOJET E MBËSHTETJES MEKANIKE Në varësi të faktit nëse është insuficiencë kardiake e majtë, e djathtë ose në të dyja bakushet, ekzistojnë tre lloje të mbështetjes mekanike të qarkullimit të gjakut: LVAD për dështimin e zemrës së majtë, RVAD për dështimin e zemrës së djathtë dhe në rast të dështimit të plotë të zemrës (faza terminale e dështimit të zemrës së të dyja barkusheve bëhet vendosja / implantimi i BVAD ose më saktë implantimi i një pompe mbështetëse për barkushen e majtë dhe njëkohësisht një pompë mbështetëse për RVAD të barkushes së djathtë).

Opsionet për menaxhimin e dështimit të zemrës

Ekzistojnë disa opsione jo invazive (terapi medikamentoze), por edhe operative.

Gjëja më e rëndësishme është që fillimisht të përcaktohet saktësisht shkaku i dështimit të zemrës. Kjo do të mundësojë efikasitet në trajtimin e mëtejshëm të kësaj sëmundjeje.
Përveç trajtimit standard mjekësor, ekzistojnë edhe trajtime kirurgjikale, pra intervenuese, për zgjidhjen e dështimit kronik të zemrës.

Nëse bëhet fjalë për një etiologji ishemike të kësaj sëmundjeje, përdoret operacioni bypass ose stentimi. Nga ana tjetër, nëse përcaktohet se shkaku janë ndryshimet destruktive të valvulave, atëherë aplikohet kirurgjia valvulare.

Në Evropë, mbi 15 milionë njerëz vdesin nga dështimi i zemrës çdo vit, duke e bërë këtë gjendje një nga shkaqet kryesore të vdekjeve.

Opsione të tjera terapeutike janë: implantimi i kardioverterit, defibrilatori për parandalimin e vdekjes në rastin e aritmive malinje ose implantimi i stimuluesit kardiak risinkronizues.

Është specifike se te pacientët me stad të avancuar të insuficiencës kardiake që kanë nevojë për trajtim të shpeshtë spitalor, pra në klasifikimin NYHA IV, është e nevojshme të merret në konsideratë mundësia e implantimit të një suporti qarkullues mekanik të zemrës, i ashtuquajturi trajtim VAD.

Implantimi i VAD i mundëson pacientit që ka insuficiencë kardiake të mbijetojë derisa të realizohet mundësia e transplantimit të zemrës dhe i mundëson pacientit të përmirësojë gjendjen e përgjithshme të të gjithë organizmit.

POMPA SPECIALE pompa special mbetet në organizëm të pacientit e cila zëvendëson punën e zemrës

Në varësi të faktit nëse është insuficiencë kardiake e majtë, e djathtë ose në të dyja barkushet, ekzistojnë tre lloje të mbështetjes mekanike të qarkullimit të gjakut: LVAD për dështimin e zemrës së majtë, RVAD për dështimin e zemrës së djathtë dhe në rast të dështimit të plotë të zemrës (faza terminale e dështimit të zemrës së të dyja barkusheve bëhet vendosja / implantimi i BVAD ose më saktë implantimi i një pompe mbështetëse për barkushen e majtë dhe njëkohësisht një pompë mbështetëse për RVAD të barkushes së djathtë).

Pompa e sistemit LVAD është vendoset në mënyrë apikale në barkushen e majtë, përballë vetë valvulës mitrale dhe lidhet me ndihmën e një grafti në pjesën e përparme të aortës pikërisht mbi valvulën e aortës. Ndërsa pompa e sistemit RVAD implantohet në atriumin/barkushen e djathtë, ajo është gjithashtu e lidhur me arterien pulmonare.

Procedura kirurgjikale kryhet në kushte anestezie të përgjithshme dhe qarkullim ekstrakorporal.

Përktheu dhe përshtati:S.N