365 pika për një jetë të shëndetshme

Urtësia e lashtë kineze për ekuilibër të shëndoshë, më shumë vëmendje i ka kushtuar pikërisht këtyre dy parimeve yin dhe yang. Konsiderohet se mosbalancimi i këtyre dy forcave kontradiktore është në fakt shkaku i sëmundjeve dhe vështirësive të tjera në organizëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka pranuar mjekësinë kineze si degë të mjekësisë në vitin 1979. Por nuk është vetëm kjo – është një filozofi e tërë, mendime të thurura me njohuritë mjekësore, ideja se njeriu është një tërësi, dhe jo i krijuar nga pjesë të pavarura, ashtu siç e vështron mjekësia perëndimore organizmin e njeriut. Mjekësia kineze është e inkorporuar me ligjin universal TAO, i cili në mënyrë të barabartë vlen si për nivelin e makrokozmosit, ashtu edhe për nivelin e mikrokozmosit ose vetë individit.

Yin dhe yang

Thelbi i këtij parimi është uniteti i kontraditave dhe sjelljes në ekuilibrin e YIN – që përfaqëson brendinë tonë; dhe YANG – që përfaqëson të jashtmen. Urtësia e lashtë kineze për ekuilibër të shëndoshë, më shumë vëmendje i ka kushtuar pikërisht këtyre dy parimeve yin dhe yang. Konsiderohet se mosbalancimi i këtyre dy forcave kontradiktore është në fakt shkaku i sëmundjeve dhe vështirësive të tjera në organizëm. Dhe, kur kjo gjë të shfaqet në skenë, mjekësia kineze është aty: akupunkturë, akupresion dhe përdorimi i esencave bimore dhe shtazore.

365 pika dhe 12 meridiane

Akupunktura nënkupton stimulimin e pikave të akupunkturës në trup, të cilat janë në komunikim të drejtpërdrejtë me organet e brendshme, të cilat janë rregulluar në një rresht të caktuar saktësisht përgjatë rrugëve të lëvizjes së energjisë (meridianet). Interesant është fakti se ekzistojnë 365 pika, aq sa ditët e vitit, ndërsa meridiane 12 aq sa muajt kalendarik. Çdo organ i brendshëm (zemra, mushkëritë, veshkat…) ka pikën e vet për të cilën udhëzon meridianin e tij. Pikat mund të stimulohen me gjilpërë, në mënyrë tradicionale, klasike, por edhe me laser, gishta (akupresioni), rrymë, magnet. Falë teknologjisë, gjilpërat janë të holla si fije floku, përdoren një herë dhe janë të padhimbshme.

Sot, 5.000 vjet nga dokumenti i parë i shkruar i akupunkturës, mund të thuhet se është mjekësi pa efekte anësore, pa komplikime dhe kundërindikacione.