47% E PRINDËRVE DUAN T’I DISIPLINOJNË MË MIRË FËMIJËT E TYRE: Ky stil i prindërimit mund t’ju ndihmojë

Nëse kemi ndonjë problem me zbatimin e rregullave dhe vendosjen e kufijve, psikologia e fëmijëve Mona Dellahug propozon prindërim të përgjegjshëm që kombinon ndjeshmërinë dhe rreptësinë.

Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Miçiganit, rreth gjysma e nënave dhe një e treta e baballarëve marrin vendimet pikërisht për Vitin e Ri në lidhje me prindërimin. Sondazhi, i kryer tek 2044 prindër të fëmijëve nën moshën 18 vjeç, zbuloi se 47% e prindërve duan t’i disiplinojnë më mirë fëmijët e tyre dhe 78% e prindërve thonë se do të përpiqen të jenë më të durueshëm.

Nëse kemi një problem me zbatimin e rregullave dhe vendosjen e kufijve, psikologia e fëmijëve Mona Dellahug propozon prindërimin e përgjegjshëm që kombinon ndjeshmërinë dhe rreptësinë.

“Mirësia dhe rreptësia nuk janë dy gjëra të kundërta. Ata mund të shkojnë së bashku”, thotë Dellahug.

Empati me fëmijën

Le të themi se fëmija ynë zemërohet në dyqan sepse ne nuk duam t’i blejmë një lodër. Reagimi ynë i parë mund të jetë qortimi i tij, që rezulton në një debat.

“Jo vetëm që jeni zemëruar me fëmijën, por po e fajësoni atë për sjellje të pasjellshme. Në këtë mënyrë i tregoni se është e gabuar të shprehësh emocione si zemërimi dhe zhgënjimi”, ka theksuar Dellahug.

Në vend që të presim që fëmija të sillet si një i rritur që di të përballet me ndjenjat e pakëndshme, duhet të përpiqemi ta kuptojmë atë. Kjo nuk do të thotë që t’i blejmë një lodër, shpjegon psikologia. Por në vend që të bërtasim, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të pranojmë se është e kuptueshme të mërzitemi kur nuk marrim diçka që duam. Kjo gjithashtu e ndihmon fëmijën të mësojë se si të përballet me emocione më të vështira.

 “Duhet ta mësoni fëmijën tuaj të kontrollojë emocionet e tij”, pohon psikologia e fëmijëve.

Qasja e rekomanduar e prindërimit të përgjegjshëm, e cila kombinon ndjeshmërinë dhe rreptësinë, thekson rëndësinë e njohjes së emocioneve të fëmijës. Kjo qasje jo vetëm që ndihmon në rregullimin e emocioneve, por gjithashtu ndërton një themel të fortë për një marrëdhënie dhe besim të shëndetshëm.