7 Prill – Dita Botërore e Shëndetësisë: Shëndet për të gjithë!

Aksesi në kujdesin shëndetësor pa vështirësi financiare - është mesazhi i Ditës Botërore të Shëndetësië 2018

Mesazhi i Ditës Botërore të Shëndetsisë është ky: t’u mundësohet njerëzve akses në shërbimet shëndetësor pa u përballuar me vështirësi financiare. Pavarësisht se nga cili vend kanë origjinën, mund të jenë në Afrikë, Azi, Amerikën e Jugut, SHBA. Ajo që është e rëndësishme për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (WHO) është se ekziston “Shëndeti për të gjithë.

Pas studimeve të panumërta OBSH pretendon se, vendet që investojnë në kujdesin shëndetësor universal do të bëjnë një “investim të shëndetshëm në kapitalin e tyre njerëzor”. Në të vërtetë, aksesi në shërbimet shëndetësor jo vetëm që do të përmirësojë shëndetin e dikujt dhe jetëgjatësinë, por do të “mbrojë vendet nga epidemitë, do të zvogëlojë varfërinë dhe rrezikun nga uria, do të krijojë vende pune, rritje ekonomike dhe do të rrisë barazinë gjinore” .

Dita Botërore e Shëndetësisë festohet çdo vit më 7 prill, me përkrahjen  e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Vendimi për të festuar këtë ditë si, Dita Botërore e Shëndetësisë u mor në asamblenë e parë të kësaj organizate, e cila u mbajt nga 24 qershor deri më 24 korrik, 1948 në Gjenevë. Këtë vit shënohet edhe jubilei 70 vjeçar që nga iniciativa dhe kremtimi  i parë i kësaj dite të rëndësishme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH përdor këtë ditë për të tërhequr vëmendjen e publikut botëror në çështjet më të rëndësishme që lidhen me shëndetin e njeriut në nivel global

Dita Botërore e Shëndetësië festohet çdo vit më datë 7 prill, me përkrahjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Dita Botërore e Shëndetësisë festohet si përvjetori i themelimit të OBSH-së, nga njëra anë, por në të njëjtën kohë Organizata shfrytëzon ditën për të tërhequr vëmendjen e publikut botëror për çështje të rëndësishme që lidhen me shëndetin e njeriut në nivel global.

Kjo ditë për here të parë u shënua në vitin 1950, nën moton “Njihuni me sistemin tuaj shëndetësor.” Që nga atëherë deri më sot, në fokus janë vendosur probleme të ndryshme, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së.

Në Ditën Botërore të Shëndetësië 2018, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i fton udhëheqësit botërorë të ndërmarrin hapa konkret drejt procedimit në kujdesin shëndetësor të përgjithshëm. Kjo do të thotë se çdokush dhe kudo, mund të ketë akses në shërbimet cilësore shëndetësor, pa u përballur me vështirësi financiare.

     Faktet kyçe

  • Të paktën gjysmës së popullsisë vazhdon akoma t’i mungojë mbulimi i plotë i shërbimeve bazë shëndetësore.
  • Rreth 100 milionë njerëz ende janë në kategorinë e “njerëzve ekstremisht të varfër” (ata mbijetojnë çdo ditë me 1.90 dollarë ose më pak) sepse duhet të paguajnë shërbim shëndetësor.
  • Mbi 800 milionë njerëz (rreth 12 % e popullsisë së botës) shpenzojnë së paku 10 % të buxhetit të tyre për të paguar dhe për të siguruar shërbimet shëndetësor për veten e tyre.
  • Të gjitha vendet anëtare të OKB-së kanë rënë dakord që të përpiqen të arrijnë mbulim shëndetësor universal deri në vitin 2030, si pjesë e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm. 

Çfarë është mbulimi shëndetësor universal? Mbulimi shëndetësor universal do të thotë që të gjithë individët dhe komunitetet të marrin shërbimet shëndetësore të nevojshme pa u përballuar me vështirësi financiare. Mbulimi i kujdesit shëndetësor universal përfshin një gamë të plotë shërbimesh të rëndësishme cilësore shëndetësore, nga avancimi i shëndetit deri te parandalimi, trajtimi, rehabilitimi dhe kujdesin paliativ.

Mbulimi shëndetësor universal u mundëson të gjithëve akses në shërbimet që merren me shkaqet më të rëndësishme të sëmundjes dhe vdekjes dhe siguron që cilësia e këtyre shërbimeve është mjaft e mirë për të përmirësuar shëndetin e njerëzve që e pranojnë atë.

Për nder të Ditës Botërore të Shëndetësisë dhe 70-vjetorit të OBSH, u promovua një koleksion i veçantë i pullave postare

Mbrojtja e njerëzve nga pasojat financiare të pagimit të shërbimeve shëndetësore nga xhepat e tyre zvogëlon rrezikun që njerëzit të mbeten të varfër, sepse sëmundja e papritur kërkon shpenzimin e kursimeve të tërë jetës, shitjen e pronave ose huazimin e fondeve – të cilat shpesh shkatërrojnë të ardhmen e tyre  por edhe të fëmijëve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bashkëpunon edhe me Bashkimin Evropian në fushën e mbulimit shëndetësor universal dhe së bashku me Bankën Botërore kanë zhvilluar një kuadër për mbikqyrjen e progresit të kujdesit shëndetësor universal.