A e dini cili artikull ushqimor përmban më pak pesticide?

Ananasi i freskët ka vlerë të ulët kalorike dhe është i pasur me mjaft vitamina dhe minerale.

Ananasi është një nga ushqimet më pak i kontaminuar me pesticide, pasiqë ka lëvore të trashë dhe është relativisht rezistente, prandaj në kultivimin e tij, pesticidet dhe agjentë të tjerë mbrojtës nuk duhet të përdoren shpesh. Cilat janë përfitimet tjera të ananasit?

Ananasi i freskët ka vlerë të ulët kalorike dhe është mjaft i pasur me vitamina dhe minerale të shumta.

Në 100 gr ananas ka rreth 50 kalori, ngjashëm me mollën.

Ananasi përmban enzimin bromelain, i cili merr pjesë në tretjen e ushqimit. Për bromelain mendohet se ka veti anti-inflamatore, anti-kancerogjene dhe antikoaguluese.

Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i ananasit ndihmon në luftën kundër artritit, tretjes së dobët dhe infeksionit të krimbave.

Ananasi i freskët është burim i pasur i vitaminës C, pasiqë në 100 gr ananas gjendet pothuajse 50 mg vitaminë C e domosdoshme për sintezën e kolagjenit në trup, e cila është proteina kryesore strukturore në trup, e rëndësishme për ndërtimin e enëve të gjakut, lëkurës, organeve dhe eshtrave. Ndër të tjera, vitamina C është e rëndësishme edhe për funksionimin normal të imunitetit.

Ananasi përmban vitaminë A në formën e beta karotenit. Ananasi gjithashtu përmban vitaminat e kompleksit B dhe kalium. Kaliumi është i rëndësishëm për kontrollin e pulsit dhe tensionit të gjakut.

Ananasi nuk rekomandohet të konsumohet gjatë menstruacioneve, pasi që stimulon qarkullimin e gjakut, ndërsa kjo mund të rezultojë me një hemoragji më të madhe.