Akupresioni mund të ndihmojë gjatë menstruacioneve të dhimbshme

Akupresioni bazohet në metodën e lashtë kineze të trajtimit që përfshin stimulimin (presionin me gishta) në pikat e sakta të trupit

Një studim i fundit gjerman tregoi se akupresioni mund të lehtësoj në mënyrë efektive dhimbjet menstruale. Akupresioni bazohet në një metodë të lashtë kineze të trajtimit që përfshin stimulimin (presionin me gishta). Me akupresionin veprohet në pikat e sakta të trupit të cilat quhen kanalet e energjisë.

Akupresioni bazohet në një metodë të lashtë kineze të trajtimit që përfshin stimulimin (presionin me gishta). Me akupresionin veprohet në pikat e sakta të trupit të cilat quhen kanalet e energjisë.

Studimi përfshiu 220 gra të moshës 18 deri 34 vjeçe që vuanin rregullisht nga menstruacionet e dhimbshme. Ata u ndanë në dy grupe: grupi i parë mori një trajnim të shkurtër rreth akupresionit, si dhe një aplikacion për smartphone-at i cili synon të ndihmojë pjesëmarrësit të vazhdojnë me akupresion në tre pika kyçe, ndërsa grupi i dytë vetë u kontrollua dhe gratë e këtij grupi nuk e përdorën aspak akupresionin.

Pas 3 muajsh, 37% e grupit të parë raportuan se dhimbjet e tyre menstruale ishin dy herë më të ulëta që prej kur ata filluan të përdorin akupresionin. Pas 6 muajsh, deri në 58 përqind e grave të grupit të parë, konfirmuan efektin e akupresionit në lehtësimin e dhimbjeve. Pjesëmarrëset nga grupi i parë gjithashtu përdorën më pak qetësues për dhimbje sesa pjesëmarrëset në grupin e dytë. Pas përfundimit të studimit, deri në dy të tretat e grave në grupin e parë vazhduan të përdorin akupresionin me qëllim që të lehtësonin dhimbjet menstruale.