Ananasi – pengesë e fuqishme ndaj shumë sëmundjeve

Kjo bimë tropikale, e konsideruar si "mbreti i frutave", ka mjaft përfitime shëndetësore. Ka shumë fakte rreth këtij epiteti, ndërsa këto janë disa prej tyre.

Ananasi kryesisht përdoret për ngrënie, por gjithashtu ka përdorim të rëndësishëm edhe në farmaci si një ilaç natyral për parandalimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve. Origjinën e kanë nga Karaibet, ndërsa u zbula nga Kolombo në vitin 1493. Emri vjen nga fjala indiane “anana“, që do të thotë “frut i mrekullueshëm”, prandaj quhet edhe “mbreti i frutave”.

Një fetë ananas (80-100 gr) përmban rreth 70% të nevojave ditore të vitaminës C dhe rreth 40% të nevojave ditore të manganit. Përbërësi, domethënë enzimi që gjendet në ananas, i quajtur bromelain, ka aftësinë të zbërthej proteinat dhe prandaj ananasi rekomandohet pas vaktit kryesor. Bromelain stimulon tretjen dhe ndihmon enzimet tjera që të marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin e tretjes, si pepsini dhe tripsini, për këtë shkak ananasi është zgjedhje e shkëlqyer gjatë procesit të dobësimit. Pas konsumimit të ananasit, zhduket dëshira për ushqime të tjera, thjesht dy deri tre feta ananas arrijnë të largojnë ndjenjën e urisë. Këto cilësi janë si pasojë e sasisë së konsiderueshme të karbohidrateve që përmban.

Përfitimet shëndetësore

  • Vepron si anti-inflamator, zvogëlon ënjtjen pas operacionit.
  • Përshpejton dhe përmirëson tretjen, përmirëson absorbimin dhe metabolizmin e lëndëve ushqyese.
  • Lehtëson simptomat e sëmundjeve respiratore (inflamacionin e sinuseve, astmën, bronkitin kronik).
  • Përmirëson qarkullimin.
  • Efekti anti-inflamator gjatë artriti reumatoid, lehtëson dhimbjet e shpinës.
  • Largon simptomat e PMS.
  • Ul rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru.
  • Stimulon shtrëngimin e muskujve.
  • Parandalon kancerin dhe përhapjen e metastazave.
  • Parandalon paraqitjen e ulçerës në stomak.
  • Zvogëlon oreksin.