Aroma e kafesë e redukton stresin

Aroma e kafesë së freskët vepron si relaksuese, e madje mund të zvogëlojë edhe nivelin e stresit, kanë zbuluar shkencëtarët e Universitetit Kombëtar të Koresë.

Hulumtimet e reja kanë treguar se, madje edhe njerëzit që nuk e pijnë dhe nuk e pëlqejnë kafenë, mendojnë se aroma e saj është mjaft e këndshme dhe qetësuese.

Aroma e kafesë së freskët vepron si relaksues, e madje mund të zvogëlojë edhe nivelin e stresit, kanë zbuluar shkencëtarët e Universitetit Kombëtar të Koresë.

Për ta konfirmuar këtë, ata i ekspozuan minjtë e privuar nga gjumi dhe të stresuar në aromën e kokrrave të kafesë dhe më pas bënë një sërë analizash se çfarë ndryshimesh shkaktoi në trurin e tyre, në krahasim me minjtë që ishin të stresuar dhe nuk nuhatën kafe. Ajo që ata zbuluan ishte se nga 13 gjenet e përzgjedhura, 11 kishin shprehje më të lartë, ndërsa dy të tjerat shprehje shumë më të ulët. Gjenet e shprehura u sollën si funksione antistresuese dhe antioksidues, që do të thotë se aroma e kafesë veproi si antistresues dhe antioksidues. Hulumtimi u përqendrua në stresin e shkaktuar nga pagjumësia.